Ishte minuta e 43-të e ndeshjes së mbrëmshme. Manchester United dhe Tottenham vijonin me rezultatin e bardhë 0-0 (“Djajtë e Kuq” më pas mbizotëruan falë golave të Fred dhe Bruno Fernandes), kur zemërimi i Antonio Contes jehoi në “Old Trafford”:
“Paso topin, o koka e ka*it…” Kështu po i drejtohej njërit prej lojtarëve të tij. Videoja, e cila u bë menjëherë “virale” në internet, tregon buzët e teknikut të “Spurs” të pëshpëriste këto fjalë në mënyrë të pakundërshtueshme.
Shprehja e ngushton fushën në lidhje me targetin e mundshëm, duke pasur parasysh se gjuha italiane (testa di c…) me të cilën shfryu Conte, nga 11 lojtarët në kuadratin e blertë flitet rrjedhshëm vetëm nga Romero, Perisic dhe Bentancur.
Për më tepër, ish-argjentinasi i Atalantës (Romero) dukej shumë larg nga pozicioni në të cilin po shfrynte ish-trajneri i Juventusit, Interit dhe kombëtares italiane. Pra, mbetet njëri mes Perisic dhe Bentacur.
Mediat angleze potencojnë uruguajanin, ish-mesfushorin e Juventusit si target të këtij shpërthimi të trajnerit të Tottenham, sepse nuk po iu bindej udhëzimeve taktike.
https://twitter.com/wmanzione/status/1582824918684643328?