Është shënuar një tjetër v.iktimë nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se ka ndërruar j.etë te Spitali Infektiv një 90-vjeçar i infektuar me virusin e rëndë.
Kjo është v.iktima e dytë e shënuar gjatë 24 orëve të fundit, pasi më herët u raportua se ka ndërruar j.etë një 34-vjeçare e infektuar me COVID-19 tek Infektivi, e cila sipas Ministrisë së Shëndetësisë kishte dhe sëmundje bashkëshoqëruese.
“Një pacient 90 vjeçar nga Tirana ka ndërruar j.etë në spitalin infektiv në QSUT, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese silikoza, hipertension. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse për të kufizuar përhapjen e COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH.
Me v.dekjen e të moshuarit shkon në 48 numri i personave që kanë n.dërruar jetë si pasojë e Covid-19 në vendin tonë.