Në një intervistë për Dritare Tv, i ftuar në studio ishte ish- deputeti Azgan Haklaj, i cili ndër të tjera tha se Sali Berisha për çështje të ndryshme mban qëndrime të ndryshme duke i kthyer në favor për përfitime personale.
“Berisha bëri një deklaratë, por ai asnjëherë nuk thotë të vërtetën dhe gjithmonë për një çështje mban qëndrime të ndryshme në kohë të ndryshme. Doli dhe tha që e ka përgjuar dhe Barak Obama, këtë e tha për përfitimet e veta personale.
Pse Berisha tjetërsoi Agim Nezën, vëllain e Agron Nezës? Berisha tha që ai ka qenë zëdhënës i LSI-së, por asnjëherë Agim Neza nuk ka qenë një zëdhënës i LSI-së, por ka qenë një gazetar, ka qenë Doktor Shkencash në fushën e ‘Marrdhënieve me publiun’, ka qenë zëdhënës i Dhori Sallakut.
Dhori Sallaku ka qenë zëdhënës i z.Berisha, zëdhënës i disa ministrave të drejtësisë, këshilltar i znj.Topalli etj, pra ka pasur funksione të ndryshme.
Ky mega skandal ka goditur rëndë estabilishmentin e vjetër politik dhe nuk mund të bëjë revolucion estabilishmenti i vjetër politik për të sjellur një të re, por nuk kanë çfarë të reje të sjellin.