Nga Bledi Mane
Në fotografi shfaqet një çift që jeton nën thundrat e diktaturës së regjimit Ramaduro në Shqipëri.
Burri me profesion mësues frëngjishteje nuk ka gjetur dot punë në shtet por ndërkohë ka portalin e tij të lajmeve dhe del 7 netë të javës shan gjithë dynjanë në 11 ekrane televizionesh.
Shan, kritikon, shpif, intimidon, kërcënon, sulmon e deri më sot nuk e ka cënuar askush, nuk e ka kërcënuar askush, askush nuk e ka paditur as në gjykatë dhe vazhdon bën lekë.
Merr lekë nga portali i tij, merr lekë nga reklamuesit që askush nuk i ndalon, merr lekë nën dorë nga politika e nga biznesi për të sulmuar qeverinë dhe drejtësinë por as qeveria e as drejtësia nuk merren me të.
E injorojnë dhe ky bëhet keq e fillon shan e sulmon më keq e më trashë me zërin e tij të hollë. Megjithëse burri është kundër regjimit, bashkëshortja e tij punon për një bankë pro regjimit. Madje regjimi i paguan edhe projekte gruas, madje regjimi e nxjerr edhe nëpër televizionet e tij dhe i jep honorare gruas së disidentit…
Ky që shikoni në foto është një çift disidentësh që luftojnë me çdo mënyrë regjimin e Ramaduros ndërkohë llogaritë e tyre në banka shtohen. Ngaqë jetojnë nën një regjim gjakatar autokrat kanë blerë deri tani tre shtëpi dhe tre automjete. Çifti i disidentëve nuk janë të lumtur dhe për këtë fajin e ka regjimi madje edhe pse nuk flenë të dy në një krevat regjimi Ramaduro ua ka fajin…
Poshtë regjimi, rroftë çifti disident parabërës i regjimit!