1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dhjetë grabitje skandaloze, Altin Dumani fle mbi dosjet e Belinda Ballukut… “don apo nuk guxon”?!

June 20, 2025
in Aktualitet, Dosja X
        
 

Në një vend ku drejtësia e re premtoi të ishte pa kompromis, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, duket se ka zgjedhur të bëjë gjumë të thellë mbi dosjet më të rënda të korrupsionit shtetëror.

Në qendër të këtyre dosjeve, që përfshijnë qindra milionë euro të zhdukura nga buxheti i shtetit, qëndron emri i ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, e cila vazhdon të ushtrojë pushtetin e saj me një arrogancë politike të mbështetur jo vetëm nga Qeveria, por dukshëm edhe nga një mosveprim i frikshëm i SPAK-ut.

Më 11 maj 2025, Partia Socialiste festoi fitoren në qarkun e Fierit me 12 mandate, një triumf që përforcoi pozitën politike të Ballukut. Por paralelisht me këtë pushtet të forcuar politik, nën rrënojat e prokurorive speciale zënë pluhur dosje hetimore që lidhen me abuzimet më të mëdha në historinë e prokurimeve publike shqiptare, të gjitha nën hijen e influencës së saj dhe rrjetit të saj të drejtuesve të institucioneve të varësisë. Nga inceneratorët, tek tuneli i Llogarasë, tenderat për energjinë, kontratat koncesionare për familjarët e vartësit e saj, hetimet janë shumë, por veprimi i drejtësisë mungon.

Balluku u thirr nga SPAK më 15 maj 2024 për çështjen e inceneratorit të Tiranës, një nga aferat më famëkeqe në vend. Kontrata për ndërtimin e këtij impianti, me një kosto të parashikuar prej 128 milionë euro pa TVSH, u firmos në 2017. Por impianti nuk ekziston. Megjithatë, pavarësisht se hetimi vazhdon dhe Balluku u thirr si dëshmitare, drejtësia nuk ka prekur as edhe një qime nga pushteti i saj.

Në dosjen tjetër të rëndë që mbetet në duart e SPAK, projekti i Tunelit të Llogarasë është kthyer në simbolin e korrupsionit strategjik. Tenderi fillestar prej 140 milionë euro, ku fitues ishte “Gjoka Konstruksion”, u anulua në mënyrë të dyshimtë, për t’u rihapur me një vlerë prej 170 milionë euro, të fituar nga dy kompani turke. Por paradoksi më i madh është se këto kompani më pas nënkontraktuan po “Gjokën”, duke nxjerrë përfitime të dyshuara rreth 30 milionë euro.

Sipas dëshmive, gjithçka ishte vendosur në një takim të fshehtë në Ankara. Gjithashtu, tenderi për mbikëqyrjen e tunelit, në vlerën 2 milionë euro, u fitua nga kompania “Net Group”, në pronësi të Valter Begajt, ortak dhe mik i ngushtë i Evis Berberit, ish-drejtorit të ARRSH-së. Të dy janë aktualisht në burg për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa lidhjet me Ballukun janë të dokumentuara në veprime institucionale dhe firmosje kontratash. Ndërkohë, një tjetër aferë që tregon lidhjet e forta të pushtetit me interesat private është ajo e Blendian Dalipit, drejtor i OSHEE-së, i cili është kallëzuar në SPAK për tendera të dhënë kompanisë “IDK Konstruksion” në pronësi të babait të tij, Bajram Dalipi.

Vlera e kontratave të fituara kap 30 milionë euro. Në një rast flagrant të konfliktit interesi, një koncesion 35-vjeçar është fituar nga kjo kompani, me firmën e vetë Ballukut në fund të 2024-ës, si zv/kryeministre. Në përpjekje për të shmangur përgjegjësinë, ajo i kishte deleguar firmën zv/ministrit Ami Kozeli, por gjithçka u mbyll me vulën e saj.

Afera ka lidhje të drejtpërdrejta me strukturat që ajo drejton prej vitesh, dhe që janë shndërruar në mekanizma të shpërndarjes së parave publike tek të afërm e bashkëpunëtorë. Në të njëjtën frymë, SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH-it, Erald Elezi, dhe drejtorin aktual të ARRSH-së, Gentian Gjyli. Akuzat ndaj tyre përfshijnë shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, me të paktën 10 praktika të dyshuara si abuzive. Hetimi po drejtohet nga prokurori Dritan Prençi dhe mbështetet në dokumente të sekuestruara nga telefoni i Evis Berberit, ku del në pah një rrjet i organizuar abuzimesh që përfshin edhe tenderat për eficencën e energjisë të financuar nga BE.

Dosjet

Një tjetër dosje e hapur prej tre vitesh në SPAK lidhet me ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë. Inxhinieri Romeo Nazarko ka kallëzuar Ballukun dhe ARRSH-në për ndërtim të pakualifikuar teknikisht, që solli shembjen e rrugës para se të inaugurohej. Ai akuzon ministren për mosrespektim të standardeve inxhinierike dhe për projektim të dobët që synonte vlerën financiare e jo ndërtimin e një rruge të sigurt. Deri më tani asnjë veprim nuk është kryer nga SPAK për të dënuar fajtorët. Ndërkohë, OSHEE është përfshirë në një tjetër skandal për shitblerjen e dyshimtë të energjisë elektrike, që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 180 milionë eurosh. Institucioni ndodhet në varësi të drejtpërdrejtë të Ballukut.

Ajo është po ashtu kallëzuar edhe për aferën me dy TEC-et lundruese në Vlorë, “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të cilët ndodhen të ankoruar por asnjëherë nuk janë vënë në punë, duke ngritur dyshimet për një tjetër skemë pastrimi fondesh në vlerë 80 milionë euro. Një tjetër akuzë e rëndë ka të bëjë me ndërtimin e impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës. PD ka denoncuar Ballukun në SPAK për miratimin e një kostoje të fryrë prej 8 milionë eurosh për një projekt që, kur ndërtohet nga privatët, kushton jo më shumë se 3 milionë euro. Sipas opozitës, kjo është një aferë e drejtpërdrejtë me firmën e Ballukut dhe dëmi ndaj buxhetit të shtetit kap të paktën 5 milionë euro.

Çfarë po ndodh në SPAK?

Të gjitha këto afera, të shtrira në vite, me aktorë konkretë, shifra marramendëse dhe dokumente të depozituara në SPAK, nuk kanë sjellë asnjë përgjigje nga drejtuesi i institucionit që duhej të ishte në ballë të luftës kundër korrupsionit.

Altin Dumani, i cili mori me entuziazëm postin e kreut të SPAK, sot shfaqet si një figurë që hesht, kur duhej të vepronte me guxim. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, që në çdo vend me standarde minimale do të ishte e pandehur për të paktën disa prej këtyre dosjeve, sot vazhdon të firmosë kontrata të reja, të promovojë projekte dhe të përfitojë nga heshtja e drejtësisë. Vartësit e saj burgosen, hetimet zgjerojnë rrethin, por Balluku qëndron mbi re, me pushtetin që i jep partia, por edhe me qetësinë që i garanton një SPAK që fle.


        
 
Next Post

Sali Berisha zbret në bankën e të pandehurit për “grabitjen e shekullit”! Avokati zbardh “skemën e zezë”

VIDEO/ "Zyshe shyqyr që të kemi"! Rama batuta me senatorët e PS: Shqetësohuni ditën kur do mungojë Gramozi...atëherë s’do jem as unë

Beleri i "Mavit", hidrauliku deputet grek i PE-së: Sistemi ligjor në Shqipëri është një skenë kukullash ku fijet i tërheq qeveria! Tabaku dhe Bylykbashi i mbajnë "iso"

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com