Gazeta po publikon pasurinë e kryeministrit Edi Rama, e cila është publikuar dhe më herët. Duke qenë se Rama është kryeministër e ka deklaruar pasurinë para marsit dhe gazeta e publikoi në verë bashkë me atë të ministrave, por për të bërë një krahasim dhe balancë po japim të dhënat dhe nga deklarimet e Ramë për vitin 2020, pasi dhe aty ka gjëra interesante.
Sipas të dhënave të ILDKP, Rama ka deklaruar të ardhura personale, gjendje në llogari bankare më 31.12.2020-511, 3 milio e 590 mijë lekë në total nga ku të ardhura nga paga për vitin 2020, 1,772,430 lekë dhe të ardhura nga krijimtaria artistike – shitja e punimeve artistike (vlera neto, detyrimet tatimore të paguara), 1,806,335 lekë.
Bashkëshortja e tij ka deklaruar të ardhura personale, gjendje në llogari Bankare, përfshirë edhe të ardhurat personale të subjektit deklarues Edi Rama nga shitja e punëve artistike, +7,751,474 lekë. Ka deklaruar të ardhura nga paga (vlera neto pas shlyerjes së detyrimeve tatimore dhe kontributeve), 2.520,000 lek. Ka deklaruar të ardhura nga Konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme, 2,489,889 lekë.
Ka deklaruar qira nga apartamenti në Tiranë, 2,535,023 lekë. Ndërsa djali i kryeministrit ka deklaruar, fond investimi në euro, +18.500 euro; të ardhura neto pas pagimit të tatimit në burim nga shitja e veprave të artit, 25.000 euro dhe kontratë qiraje, 360.000 lekë.
Duke i krahasuar me të ardhurat e familjes Berisha mbi 2 milion euro diferenca është e madhe
Ja të ardhurat e e familjes non grata “Salbino”:
Sali Berisha dhe familja e tij zotërojnë një pasuri rreth 2 milionë euro, të deklaruar. Gazeta “Sot” ka siguruar deklarimet pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për vitin 2021 për deputetët e PD, përfshirë dhe ish-kryeministrin.
Pasi morën detyrën si deputetë ata kanë detyrimin të dorëzojnë pasurinë dhe duke qenë se Berisha nuk kishte asnjë funksion, ka deklaruar pasurinë e plotë të tij që zotëron në këto momente, bashkë me bashkëshorten, vajzën dhe djalin. Vetë Berisha ka deklaruar se ka disa llogari bankare, ku në total ka 12.7 milionë lekë të reja, 26. 3 mijë euro dhe 36.2 mijë dollarë. Në total diku te 190 mijë dollarë.
Ndërkohë ai ka deklaruar dhe banesën që ka bashkë me bashkëshorten. Por ajo që bie në sy është se vajza e tij zotëron pasuri të lartë. Zonja Argita Malltezi ka deklaruar në pronësi të saj dhe bashkëshortit, tre apartamente, vilën në Gjirin e Lalëzit, ndërsa po në Gjirin e Lalësit këtë vit ka blerë një ndërtesë banimi me vlerë 155 mijë euro. Po ashtu ka deklaruar 3 bodrume dhe një tokë arë në Priskë të Tiranës.
Më tej ajo ka deklaruar 14 llogari bankare me vlerë qindra mijëra euro, dollarë dhe lekë. Sipas llogarive të gazetës, vetëm pronat e zonjës Malltezi kapin shifrën e mbi 1 milionë eurove, ndërkohë llogaritë bankare në euro shkojnë diku totali te 483.7 mijë euro dhe 412 mijë dollarë. Ndërkohë djali i zotit Berisha ka deklaruar 3 llogari bankare në lekë si dhe një në euro me vlerë 66 mijë euro.
Po ashtu ai ka deklaruar dhe një makinë, por nuk përcaktohet vlera. Gazeta ka mbledhur të gjitha deklarimet e bëra nga Berisha, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët dhe rezulton se pronat dhe llogaritë bankare tejkalojnë shifrën e 2 milionë eurove.
Deklarimet e vajzës
Zonja Malltezi ka deklaruar prona të patundshme: Apartament, blerë në 2009, me vlerë 195.250 euro, pronësia 50%; Apartament, blerë në 2010, me vlerë 200.000 euro, pronësia 50%; Apartament, blerë në 2015, me vlerë 179.000 euro, pronësia 50%; Bodrum, me vlerë 10 mijë dollarë, pronësia 50%; Bodrum, me vlerë 17 mijë euro, pronësia 50%; Bodrum, me vlerë 26.370 euro, pronësia 50%; Vilë në Lalës, godina blerë me vlerë 56 mijë euro+trualli me vlerë 908.176 lekë, ndërkohë subjekti deklaron se janë bërë dhe rikonstruksione dhe janë bërë pagesa shtesë, pronësia 50% ; Ndërtesë banimi në Lalës, blerë sipas kontratës së shitjes datë 13.07.2021, me vlerë 155 mijë euro, pronësia 50%. Ndërkohë llogari bankare ka deklaruar: Llogari bankare, 61.464 dollarë; Llogari bankare, 25.399 dollarë; Llogari bankare, 68.767 lekë; Llogari bankare, 41.666 dollarë; Llogari bankare, 115.005 dollarë; Llogari bankare, 174.864 euro; Llogari bankare, 1.715.329 lekë; Depozitë, 155.228 euro; Llogari bankare, 6.108.305 lek; Llogari bankare, 5.500 lekë; Llogari bankare, 132.771 dollarë; Llogari bankare, 153.698 euro; Llogari bankare, 15.136 dollarë, pronësia 25%; Llogari bankare, 20.335 dollarë, pronësia 50%.