Kryetarja e Kongresit amerikan Nancy Pelosi, u shpreh se SHBA-të kanë mbështetur pa rezerva Shqipërinë në rrugëtimin e saj deri në anëtarësimin e plotë në NATO 10 vjet më parë e do vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe për aspiratën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Në kuadër të aktiviteteve për 70-vjetorin e krijimit të NATO-s, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Kryetaren e Kongresit amerikan Nancy Pelosi.
Sipas njoftimit së zyrës së shtypit, në këtë takim, u ndanë qëndrime të përbashkëta për sa i përket forcimit të lidhjes Euro-Atlantike dhe u nënvizua fakti se kjo lidhje ka krijuar jo vetëm siguri dhe stabilitet por edhe premisat për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e forcim të shkëmbimeve politike e kulturore.
“Popujt e vendeve në të dy anët e Atlantikut, pjesë e Aleancës, ndajnë të njëjtat vlera dhe aspirata të mbështetura në parimet e demokracisë, lirisë dhe barazisë” u shpreh Ministri në Detyrë Cakaj.