Kryeministri Rama tha se biznesi i vogël që kap xhiron deri në 140 mijë dollarë në vit nuk do ta paguajë tatim fitimin deri në 2029. Ai tha se shumë shpejt do të mendojmë të heqim edhe TVSH-në.
“Ne kemi një biznes të vogël që mban një numër të konsiderueshëm në punë dhe që përballojnë një torturë prej 30 vitesh, me inspektorë, me kontrolle, rikontrolle. Ne duam t’ua heqim këto barra. Të jenë njerëz të lirë. Këta njerëz nuk do të kenë detyrim të paguajnë asnjë detyrim lidhur me tatim fitimin deri në vitin 2029. Do ta ligjërojmë së shpejti”, tha Rama.