Berisha ka ngritur akuzat se shifrat e publikuara nga qeveria për të prekurit dhe viktimat e Covid-19 janë të manipuluara.
“Në Shqipëri manipulohet çdo e dhënë për vdekjen e tij, përfshirë vdekjet tërësisht.
Edi Rama kërkon të ndërtojë sukses mbi kufomat e njerëzve.
Numri i të vdekurve është absolutisht 2 deri në 2 herë e gjsymë më i lartë se ky që shpallet nga ministria”, deklaroi ish-lideri i PD-së në një lidhje me Tv Rozafa.
Berisha kërkoi të bëhen sa më shumë testime, pasi e cilësoi si një avantazh të madh në luftën kundër koronavirusit.
“Që nga data 14 shkurt deri më sot kam përsëritur testim, testim, testim. Nuk ka gjë më elementare kur ke një test që tregon se kush është infektuar.
Është një avantazh i jashtëzakonshëm që të ndjekësh epideminë. Këta i lenë njerëzit të sëmurë dhe në dhjetëra raste i lënë në shtëpi vetëm e vetëm që të thonë i kemi në kontroll, ndërsa bota i shtron”, vijoi ai më tej.
Ish-kryeministri bëri edhe një thirrje për qytetarët që të bëjnë gjithçka për të mbrojtur veten e tyre duke përdorur maskë dhe duke mbajtur distancim social.