Juristi Romeo Kara ka reaguar në lidhje me ‘aferën më të madhe korruptive’ që pretendoi se denoncoi dje kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romeo Kara shkruan se vet Kryemadhi është e implikuar në këtë çështje, së pari pasi të përfshirë janë ish-ministrat e LSI dhe së dyti për faktin që ajo e dinte këtë aferë që në vitin 2017 dhe nuk e denoncoi.
Postimi i plotë:
“Doktoresha” me e pranueshme kur leshon çizmet se sa akuza publike.
“Doktoresha” beri dje nje autogol elektoral, duke shfaqur se paku, paaftesi totale per te menaxhuar nje dosje normale dhe per t’i percjelle publikut sakte dhe qarte realitetin dhe shkeljet ligjore lidhur me aferen e shumefishte: inceneratoret.
Nese publiku nepermjet shkrimeve-rubrike tashme të fshira të CNA.al, prej shume muajsh u njoh me nje procedure te cuditshme në negocimin, zhvillimin, miratimin, lidhjen e kontratave për inceneratoret ne Tirane, Fier dhe Elbasan, financimin dhe implikimin e nje sere kompanive offshore nga Malta në Hollande, Bullgari e gjetke, të krijuara dhe administruara vetem nga të njejtet shtetas shqiptare, perfshire edhe disa me lidhje të ngushta me median dhe politiken, “Doktoresha” arriti t’i beje edhe më skeptiket të mendojne se, të gjitha akuzat për afera qenkan të pabaza dhe se procedurat kane qene mese të ligjshme dhe transparente.
E pamesuar te punoje me letrat, te krijoje nje dosje te caktuar, të beje studimin e plotë të saj, të nxjerre konkluzionet perfundimtare dhe t’i percjelle ato në publik, “Doktoresha” kandidat për z/kryeministre rikonfirmoi minimumin, nivelin jashtezakonisht të ulet të saj, për të qene nje shtetare.
Ajo qe i vuri kapakun komedise se djeshme tek emisioni Opinion, ishte konfirmimi prej saj i faktit se, ajo ka qene në dijeni të kesaj afere prej vitit 2017 duke implikuar tërësisht veten në kryerjen e dy veprave penale:
-“Mosmarrjen e masave për të nderprere gjendjen e paligjshme” dhe
-“Moskallezim i krimit”, vepra penale keto të parashikuara respektivisht nga nenet 251 dhe 300 të Kodit Penal.
Po keshtu “Doktoresha” ka shkelur edhe Kodin e Procedures Penale i cili e detyron qe kallezimin e krimit t’a beje perpara prokurorise apo oficerit të policise gjyqesore. (Nenet 280-283 të KPrP).
“Doktoresha” se paku duhet të kerkonte falje publike, qe në kete afere, (dhe unë si qytetar kam dyshime te arsyeshme qe eshte afere), të pranonte pergjegjesine e forces se saj politike LSI, pasi jane pikerisht ish ministrat e kesaj partie, autoret kryesore të kesaj afere.
Morali i saj politik dhe i LSI-se nuk fillon diten kur ajo mori në dorezim nga burri partine.
Nese do të kishim nje shtet ku do të sundonte ligji, sot “Doktoresha” kandidat për z/,kryeminister do të ishte e ftuara e prokurorise, për t’i komunikuar se paku akuzat për dy vepra penale.