Monika Kryemadhi ka treguar të tjera dokumenta që lidhen me këtë çështjen e incineratorëve, të cilat pretendon se janë fakte “bombë” të shkeljeve.
E pyetur në emisionin “Opinion” se përse LSI nuk ka denoncuar më parë incineratorët, ajo tha se për herë të parë me këtë çështje është njohur në vitin 2017, ndërsa tregoi edhe bisedën me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.
Kryetarja e LSI deklaroi se Lefter Koka i ka kërkuar që të mos flasë kundër incirenatorëve.
“Kam folur me zotin Koka, më ka kërkuar që të mos flisja flisja kundër, por i kam thënë që nuk mundem. Ai thoshte që incineratorët janë më mjedisorë se landifillet. Unë nuk kam pasur më komunikim me zotin Koka që prej vitit 2017, as si kryetare e LSI. Ai nuk vinte në takimet e partisë”, tha Kryemadhi.