Shumë shpejt në “Netflix” do të publikohet një dokumentar i ri për Princeshë Dianën që titullohet “Being Me: Diana”. Në këtë dokumentar do të trajtohet fëmijëria e saj e vështirë, çrregullimet e të ngrënit, beteja me shëndetin mendor, martesa e palumtur me Charles dhe 4 përpjekjet e saj për tu larguar nga kjo botë.
Ky dokumentar, i cili do të jetë me katër pjesë mendohet se do të trazojë jetën e mbretërorëve dhe do të zbulojë sekrete të familjes nuk i dinim më parë.
Dokumentari do të përdorë pamje nga fjalimet e Princeshës Diana të mbajtura midis viteve 1990 dhe 1992 si dhe intervista me njerëz të afërt me të.
Qëllimi i dokumentarit duket se është të hedhë dritë mbi trazirat e Princeshës së Uellsit përpara se të ndahej nga Princi i Uellsit në 1992.
Shumë përdorues të mediave sociale, përmes postimeve në Twitter janë kundra vendimit për të hetuar më tej për shëndetin mendor të Princeshës Diana, 20 vjet pas vdekjes së saj.