1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dokumentet e amerikanëve dhe heshtja e drejtësisë: Berisha “eliminoi” dhe detyroi të arratiseshin themeluesit e PD, në opozitë ka shkaktuar trazira

June 1, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Ndonëse ka 30 vite në politikë, ish-kryeministri Sali Berisha, vijon të bëhet protagonist. Kohët e fundit ka nisur një betejë të fortë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa nga dita në ditë bën thirrje për revolta dhe përplasje civile. Por për shumicën e shqiptarëve sjelljet e tij nuk janë aspak të panjohura. Berisha sa herë që ka qenë larg pushteti ka shkaktuar trazira, jo se nuk e ka bërë këtë dhe kur ka qenë në pushtet.

Në kuadër të disa dokumenteve që gazeta ka publikuar prej ditësh nga raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit apo artikuj të gazetës amerikane “New York Times”, sot po japim të tjera detaje mbi lëvizjet e Berishës. Kjo e fundit ka qenë shumë më e ashpër në qëndrimet e saj. Në një artikull mbi zgjedhjet e vitit 1996, gazeta tregon se si Berisha përzuri dhe eliminoi të gjithë kundërshtarët e tij në PD.

“Që tani Shqipëria e Dr. Berishës ka shenjat e një sistemi njëpartiak. Që kur u bë President katër vjet më parë, ai ka eliminuar dhe në disa raste ka burgosur apo detyruar të lënë vendin ata që punuan me të për të themeluar Partinë Demokratike. Për pushtetin e tij, ai mbështetet në ish-këshilltarët e brendshëm të Hoxhës, duke përfshirë Mehmet Elezin, lideri i të rinjve komunistë në regjimin e Hoxhës Hoxha, që është tashmë kryekëshilltari politik i Dr. Berishës.

Berisha insiston në lirinë e shtypit, por gazetarët janë rrahur e futur në burgje. Natën e zgjedhjeve shtypshkronja shtetërore refuzoi printimin e dy gazetave kryesore opozitare. Gazetat janë të ndaluara të regjistrohen në internet”, thuhet në artikull. Duke folur për zgjedhjet e 1996, gazeta amerikane ka shkruar se aty u eliminua demokracia. Të gjithë e dinë se si u vodhën zgjedhjet dhe u rrahën përfaqësuesit e opozitës. “Dështimi i Berishës për të zbatuar parimet bazë të demokracisë gjatë zgjedhjeve parlamentare nuk ishte një surprizë në Shqipëri për ata që e njihnin.

Nuk ishte surprizuese për këdo që e kishte dëgjuar në mitingjet e fushatës ku me zërin e ngjirur përpiqej të nxiste entuziazmin e turmës duke denoncuar partitë opozitare si “fronti i kuq” që kërkon të risjellë të kaluarën. Dhe në fakt programet e brendshme dhe politikat e jashtme të partive kryesore që konkurronin në zgjedhjet shqiptare ishin në favor të kalimit në ekonominë e tregut dhe ngritjen e lidhjeve të forta me Perëndimin. Për shqiptarët linja gjithnjë e më radikale e Dr. Berishës ishte një pseudo largim nga e kaluara e trishtë”, thuhet më tej.

Argumentet e DASH

Përveç gazetës “New York Times”, një rëndësi situatës politike në vend gjatë viteve 1996, 1997, apo 1998 i ka kushtuar dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Në disa raporte të siguruara nga gazeta, tregohet se si Berisha kur ka qenë në opozitë ka shkaktuar trazira. Pra duket se ish-kryeministri nuk ka ndryshuar. Në raportin e DASH tregohet se si dhe në vitin 1997 PD bojkotonte Parlamentin.

“Kushtetuta shqiptare thotë se qeverisja bazohet në sistemin e zgjedhjeve të drejta, të barabarta e periodike. Në 1997 qytetarët zgjodhën një qeveri dhe sipas vëzhguesve procesi ishte i pranueshëm, duke marrë parasysh se vinte pas disa muajsh kaosi dhe anarkie. Grupi kryesor politik Partia Demokratike, bojkotoi Parlamentin për shumicën e vitit, duke refuzuar të merrte pjesë thuajse në të gjitha funksionet qeveritare.

Zyrtarë të lartë të PD duke përfshirë dhe kryetarin Sali Berisha refuzuan të dëshmojnë në hetimet për vrasjen në shtator 1998 të deputetit Azem Hajdari, duke argumentuar se hetimet janë të motivuara politikisht. Berisha u rikthye në parlament pasi qeveria u zotua të hetojë vrasjen e Hajdarit në tërësi dhe me drejtësi. Kushtetuta ndalon formimin e partive dhe organizatave me natyrë totalitare, që nxisin ose mbështesin racizmin apo urrejtjen fetare dhe etnike”, thuhet në raport. Më tej në raport thuhet se dhe në atë kohë ndërkombëtarët dolën kundër Berishës.

“Udhëheqësi i Partisë Demokratike, ish-presidenti Sali Berisha, pohoi se bojkoti ishte një përgjigje e domosdoshme ndaj provokimeve të papranueshme nga ana e qeverisë, duke përfshirë sulmet e supozuara nga agjentët e saj. Gjatë vitit, vëzhguesit ndërkombëtarë gjithnjë e më shumë e vunë në pikëpyetje këtë arsyetim për tërheqjen nga procesi politik dhe i bënë thirrje demokratëve që t’i japin fund bojkotit të tyre”, thuhet aty.

Dhuna e kaosi

Një panoramë interesante është dhe ajo e vitit 1998. Në atë kohë Berisha organizoi madje dhe grusht shteti. Në raportin e DASH tregohet se si opozita e asaj kohe e drejtuar nga Berisha sulmonte policinë, njësoj si sot. “Në praktikë, tubimet dhe demonstrimet kanë qenë shumë të zakonshme dhe qeveria nuk bëri përpjekje të përbashkëta për t’i parandaluar ato edhe kur dhuna ishte prezent dhe nuk kishte leje.

Megjithatë, gjatë një tubimi të Partisë Demokratike në Tiranë më 27 gusht, gjashtë ose shtatë demonstrues u plagosën dhe pesë u arrestuan. Po ashtu gjashtë ose shtatë policë u plagosën gjithashtu”, thuhet më tej. DASH ka treguar se si Berisha, po tenton të praktikojë tani ata që bënte në 1998. Në raport tregohet se si sulmoheshin institucionet nga PD kur ishte në opozitë më 1998. “Në shtator 3 persona u vranë, pasi rreth 50 persona u përpoqën të merrnin komandën e policisë në Lezhë.

Vendi vazhdoi të përjetonte nivele të larta të dhunës, e cila ishte e motivuar politikisht. Për shembull, turmat anti-qeveritare pushtuan pjesën më të madhe të qytetit të Shkodrës në shkurt dhe dogjën stacionin kryesor të policisë të qytetit. Në shtator, protestuesit sulmuan dhe dogjën ndërtesa, zyra qeveritare dhe sulmuan Kryeministrinë pas vrasjes së deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari”, thuhet në dokument. Të dhënat e mësipërme dëshmojnë qartë se si Shqipëria është ndezur tym e flakë vetëm nga një individ dhe është po ai që kërkon trazira më 30 qershor./Kliti Topalli


        
 
Next Post

Klosi i përgjigjet Berishës: Ja e vërteta e v.rasjes së Krasniqit, Saliu do të tregojë se s’është vetëm ai k.riminel, po përgatit terrenin për të d.jegur vendin

Rama dërgon letrën e 7-të... por kësaj here nuk nuk është për Bashën

"Holanda dorëzon dosjet k.riminale për 4 kandidatë të PS në zgjedhje", pas denoncimit televizioni "A2" fshin turpshëm lajmin e rremë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com