Monika Kryemadhi thotë se në qeverinë “Rama 1” kanë punuar veç ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim ndërsa ministrat e Partisë Socialiste sipas saj veç kanë vjedhur qytetarët.
“Në qeverinë “Rama 1″ punonin veç ministrat e LSI-së, veç ministrat e PS vidhnin qytetarët. Dolëm në opozitë se s’donim të bëheshim palë, donim ta bënim Shqipërinë si europa”, shprehet Kryemadhi.
Ndër të tjera ajo tha:
“Për hir të së vërtetës dua të theksoj se LSI pas zgjedhjeve të 2017-ës nuk kishte më mënyrë tjetër por vetëm një qëndrim të saj, pozicionimin e saj në opozitë.
Dalja në opozitë mund të ketë qenë zhgënjim për disa njerëz, por ishte e domosdoshme. Ose do të bëheshim palë me qytetarët, ose për t’u bërë pjesë dhe bashkëfajtor me grupet kriminale të Edi Ramës.
Kemi dëgjuar shprehje vulgare të Ramës ku me tutat e tij të sportit që fliste për kazanin, shushunjat, garuzhde dhe tepsitë. Sot ai i ka vet të gjitha këto.
Qeverisja me ta ka qenë një qeverisje ku ministrat e LSI kanë bërë më shumë se kushdo tjetër, edhe kur kryeministri i sabotonte me punën e tyre”, tha Kryemadhi.