1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Drejtuesja e komanduar në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda e nis me ”dorë të hekurt”. Pas largimit të Hajdarmatajt pritet të shkarkojë edhe zv-drejtuesit

May 12, 2018
in Aktualitet
        
 

Drejtuesja e re e komanduar në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, ende nuk ka zhvilluar një mbledhje pune me prokurorët dhe oficerët e kësaj prokurorie. Ditën e parë të detyrës së re, Prela, nuk ka qëndruar gjatë në zyrë, pasi i është dashur të shkojë në Durrës, ku do bëhej prezantimi i Anita Jella, njëkohësisht Prela i nevojitej të bënte dhe dorëzimet e çështjeve që kishte në hetim.

Pritet që ditën e hënë Donika Prela të thërrasë në një mbledhje të përgjithshme të gjithë stafin e këtij institucioni. Por lëvizja që është mëse e diskutueshme në rradhët e prokurorëve është se si do të sillet drejtuesja e re e këtij institucioni, me ndryshimin ose jo të zv/drejtuesve të kësaj prokurorie.

Tre zv/drejtuesit e kësaj prokurorie mund të ndryshohen nga Prela në ditët në vijim, duke zgjedhur vetë emrat e personave të ngushtë me të cilët ajo do bashkëpunojë dhe hetojë. Mos harrojmë që në dorë të Donika Prelës, qëndrojnë çështje penale mjaft të nnxehta, jo vetëm nga aspekti i hetimit por dhe ndjeshmërisë së opinionit publik.

Dosjet si ajo e Adriatik Llallës, ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kokainës 613 kg kokainë, do jenë prova kryesore e punës hetimore të Donika Prelës. Për të vijuar me çështje të tjera si ajo e tre gjyqtarëve të Apelit në Durrës, të cilët akuzohen për korrupsion, dosje kjo që është mbajtur peng për disa vite nga ish-drejtuesi i kësaj prokurorie Besim Hajdarmataj.

Vetë ky i fundit gjatë ditës së djeshme ishte paraqitur në detyrë dhe nga sa mësohet është akomoduar në një nga zyrat e katit të tretë të kësaj prokurorie, që dikur ushtronte detyrën e prokurorit i ndjeri Xhevat Hana.

Shkëndija e parë e sherrit me Markun

Shkarkimi i Besim Hajdarmataj nga detyra e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, lidhet me dy konflikte të lindur mes tij dhe kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Shkëndijat e para mes dy drejtuesve të rëndësishëm të Prokurorisë Shqiptare, kanë filluar në muajin shkurt 2018, kur në Maminas, Prokuroria drejtoi një operacion së bashku me Policinë e Shtetit, duke konfiskuar 613 kg kokakinë të fshehur në banana të ardhura nga Kolumbia.

Për këtë hetim mësohet se Arta Marku nuk ka pasur dijeni, për më tepër kryeprokurorja nuk është njoftuar në kohë nga Besim Hajdarmataj edhe pasi kishte finalizuar operacionin për bllokimin e drogës dhe arrestimin e dy personave të tjerë, dhe shpallur në kërkim pronarin Arbër Çekaj.
Mësohet se kryeprokurorja ka marrë dijeni për këtë operacion nga njoftimet në media të datës 28 shkurt 2018, ndërkohë që Hajdarmataj besohet se nuk e kishte informuar në kohë përpara. Besohet se që nga ky moment kryeprokurorja Marku ka filluar të humbë besimin për Besim Hajdarmataj.

Çështja Llalla e kolapsi i hetimit

Situata mosbesuese ndaj drejtuesit të prokurorisë së Krimeve të Rënda u bë akoma dhe më e dukshme, kur në këtë prokurori, mbëriti nga Durrësi dosja e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Presioni i Markut mbi Hajdarmataj ka qënë që çështja e Llallës të ketë përparësi më tepër dhe të hetohet deri në fund, duke konkluduar me një vendim përfundimtar.

Por sërisht, edhe në këta rast drejtuesi i Krimeve të Rënda humbi besimin e kryeprokurores, pasi caktoi për hetimin e kësaj dosje, vetëm një prokuror. Vetë Hajdarmataj ishte emëruar në 16 mars 2016 në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga ish-kryeprokurori Llalla, të cilin tashmë po e hetonte për katër vepra penale.

Kjo dosje, e vuri Hajdarmataj në një situatë të pakëndshme dhe në një provë për të hetuar ish-shefin e tij Llalla, i cili e kishte promuvuar menjëherë sapo kishte marrë mandatin e kryeprokurorit, duke e caktuar fillimisht drejtues në prokurorinë e Durrësit dhe më pas në krye të Krimeve të Rënda.Çështja Llalla u kthye në vazhdimin e konfliktit të heshtur, konflikt i cili mund të ketë vijuar dhe me dosjen hetimore të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Një ditë para se të shkarkohej, Hajdarmataj së bashku me prokurorin tjetër të kësaj dosje, Vladimir Mara, kanë marrë në pyetje në ambjentet e prokurorisë shoferin e ish-ministrit të Brendshëm, Gentian Cekën. Ndërkohë që një ditë para tij, morën në pyetje Orest Sotën, personin e arrestuar me 863 mijë euro në makinë.Tashmë Hajdarmataj do të vijojë të hetojë dosjen “Tahiri” por jo si drejtues prokurorie por si prokuror i thjeshtë./Shqiptarja.com


        
 
Next Post

Ditë e zezë për Drejtësinë!

Avokati turk i Izet Haxhisë: S’kemi garanci se do rigjykohet. Jam i shqetësuar për çfarë mund t’i ndodhë në burg

Vlorë, shkrumbohen gjatë natës dy makina, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com