Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur të gjithëve atyre që e kritikuan dje për faktin sesa janë rritur pagat gjatë qeverisjes së tij, përmes disa statistikave mjaft domethënëse.
“MIRËMËNGJES
dhe me këto shifra domethënëse, të cilat tregojnë se në dy mandatet tona, nga rritja e pagave dhe heqja e taksës famëkeqe 10% për të gjithë, kemi shtuar në arkën e familjeve të punonjësve të shtetit rreth 210 milionë USD më shumë se sa në vitet e atyre që e çuan Shqipërinë buzë greminës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.