Kryetarja e LSI nuk rresh se sulmuari Edi ramen, pasi ky i fundit shpesh e ironizon si nje fallxhore duke pare filxhanin!
E pyetur në lidhje me një bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në ‘Ilva Now’ në Euronews Albania e përjashtoi totalisht këtë mundësi.
Ajo tha se pas 25 prillit mund të qepë ndonjë fustan tek Edi Rama kur ai të ketë ikur nga kryeministër por bashkëpunim tjetër jo.
Po një bashkëpunim tuajin sërish me Edi Ramën e përjashtoni pas 25 prillit?
Unë mendoj se mund të qep ndonjë fustan tek Edi Rama kur të bëhet rrobaqepës, thjesht për t’i bërë qejfin në shenjë bamirësie apo në shenjë mëshire. Por bashkëpunim tjetër jo.
Si ndihesh kur sheh që kur flet për ju vë filxhanin e kafesë?
Sepse mesa duket është munduar shumë duke e parë filxhanin e kafesë dhe i thonë: të del një “M” aty që s’të lë rehat.
A di ai diçka në aftësitë e tua parashikuese?
Unë nuk kam aftësi parashikuese, jo vetëm për të, por për çdo njeri tjetër. Unë jam e drejtpërdrejtë, nuk i bëj njeriu keq për hir të së vërtetës.
Mundohem gjithmonë që të bashkëpunoj me njerëzit në sinqeritet maksimal. Nganjëherë sinqeriteti im i tepruar quhet edhe dobësi, por unë e kam quajtur armën time më të fortë’.