Ndërsa Lulzim Basha është i detyruar të shfaqet sërish nëpër ekrane pas humbjes në 25 prilli, pasi duhet të mbajë drejtimin e PD-së, aleatja e tij kryesore Monika Kryemadhi, është zhdukur pa gjurmë.
Ajo dha veç një deklaratë më 25 prill, kur tha se LSI kishte fituar dhjetëra deputetë, doli dhe në një deklaratë tjetër pas konfirmimit të humbjes, dhe që prej asaj kohe, ka mbyllur aktivitetin e vet politik.
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu ka zbardhur një bisedë të shkëmbyer me mikun e tij në Amerikë, i cili e njoftoi se në aeroport kishte parë kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.
Sipas mikut të tij, Kryemadhi ishte me thes në krah dhe ka vendosur që të bleje gjysmën e Kongresit dhe Senatit amerikan, ndërsa për Spahiun burgu në kohë pandemie është i vështirë.
“AMERIKA DHE MONIKA
Sapo më telefonoi një shok nga Washingtoni dhe më tha: “Kam pa Monikën në Aeroport”
– E pyeta: Me valixhe ishte?
– Më tha: Jo Jo ishte me thes në krah. Nuk kthehet pa blerë gjysmën e kongresit dhe senatit amerikan.
– I thash: Mir bën. Kohë të vështira për burg në kohë Pandemie. Leku për ditë të zeza duhet.
– Shoku im mu përgjigj: Edhe El Chapo në Meksikë kështu pagoi 30 vjet por tani u dënua 130…..
– Alo alo…… unë mbeta pa fjalë”, tha Spahiu.