1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

E panjohura e 14 shtatorit ‘98: Zhdukja e dosjes dhe “asgjësimi” i prokurorëve që do arrestonin organizatorët

July 4, 2018
in Dosja X
10       
 
10
Shares

14 shtatori ’98 ka hyrë në historinë e politikës së pas ’90-ës në Shqipëri, si ndër ngjarjet më të rënda. Pasojë e vrasjes së deputetit Azem Hajdari, ajo shërbyu dhe si një shfrim i demokratëve për pushtetin e humbur një vitë më parë, nga revoltat e ’97-ës me shkak firmat piramidale.

Mazhoranca e kohës e skanoi dhe më pas e cilësoi si grusht shteti, pasi për disa orë disa institucione të sulmuara me armë, pothuajse ranë në duart e militantëve demokratë.

Dhe ishte ndërhyrja e fortë e Perëndimit, ajo që bëri të mundur tërheqjen e turmave nga zyrat e Kuvendit, Kryeministria dhe RTSH-ja, për fat pa patur të vrarë, por me dëme materiale të jashtëzakonshme, përfshirë dhe vrimat e plumbave në muret e selisë qeveritare, të cilat Ben Blushi, si zëdhënës i Nanos, ia servirte medias me shumë pasion politik.

Për pasojë, Sali Berishës iu hoq imuniteti në mënyrë të rrufeshme, në një mbledhje emergjente të Parlamentit që nuk mblidhej dot në sallën e shkatërruar të tij por në selinë e kryesisë, nga frika e një sulmi nga njerëz të armatosur që ishin pranë në selinë e PD-së.

Po ashtu u hapën tre dosje penale ndaj personave të implikuan. U arrestuan edhe disa njerëz të njohur si kryetar i Legalitetit, Ekrem Spahia; Sali Shehu, thjesht militantë PD-je e më pas deputet; e gjithashtu Shemsi Premçi, sot Drejtor i Emergjencave Civile ai aset i së majtës, që në atë kohë ishte porsi Shehu  thjesht një militant demokrat, duke qenë njëherësh ish-oficer i lartë policie etj.

Në Prokurorinë e Përgjithshme që drejtohej nga Arben Rakipi, u ngrit një grup i posaçëm prokurorësh që drejtoheshin në atë kohë nga Nasip Naço, sot deputet i LSI-së në Parlament.

Por akuza për organizatorët u shua dalëngadalë, pikërisht pas një negocimi të atëhershëm të ambasadorit amerikan në Tiranë, Robert Froëick me liderin e opozitës Sali Berisha, për ta bindur këtë të fundit që të dëshmonte zyrtarisht pranë një prokurori ndërkombëtar që këshillonte porkurorinë shqiptare për vrasjen e Azem Hajdarit.

Ngritja e grupit “Hajdari” në Prokurorinë e Përgjithshme eleminoi si pa zhurmë grupin e prokurorëve të 14 shtatorit.

Por nga viti në vit, ky grup prokurorësh u larguan dhe tashmë ata janë degdisur larg institucionit të akuzës, kryesisht gjatë qeverisjes së PD-së në vitiet 2005-2013.

Politika bëri me qetësi punën e saj për ta çmontuar grupin.

Ilir Meta, kur ishte kryeministër emëroi një nga prokurorët kryesorë të 14 shtatorit, Bujar Himçin si zv.ministër të Brendshëm, i cili pas një makinacioni politik u arrestua dhe u dënua së bashku me numrin dy të Policisë Shqiptare, Veli Myftari, për t’u bërë “viktima të luftës ndaj peshqve të mëdhenj” që kërkonte BE.

Por më vonë u mësua se akuza ndaj tyre për skandalin e pasaportave ishte e montuar.

Nasip Naço e kuptoi herët se situata po degradonte dhe u largua nga Prokuroria duke iu afruar Ilir Metës, i cili në vitin 2009 kur iu desh të kandidonte në Tiranë për të marrë vota për LSI-në, i dorëzoi Nasip Naços “kështjellën” e tij, Skraparin.

Prokurorët e tjerë si Ylli Bedalli, që ishte një ndër juristët më të ndershëm shqiptarë u degdisën nga prokuroria me ndërhyrjen e politikës.

Ylli Bedalli për shembull, i cili tani është në prag të pensionit, është një ndër prokurorët model në vend dhe mjaft të rrallë në Shqipëri që ka jetuar të gjithë jetën vetëm me rrogë. Ai është një rast “arkeologjik” në drejtësinë shqiptare të mbushur me njerëz të pasur që ecin me makina të shtrenjta, jetojnë në shtëpi të mëdha, fëmijët i kanë shkolluar në Perëndim dhe jetojnë në luks.

Pra të gjithë prokurorët e 14 shtatorit u larguan dhe dosja juridike e cila ka shumë rëndësi sepse si e tillë mund të rifillojë, nuk dihet se ku është.

Kjo sepse kryeprokurorët Arben Rakipi, Theodhori Sollaku, Ina Rama e në fund Adriatik Llalla, sido që kanë pasur vetitë e tyre ndoshta edhe guxime në raste të caktuara, ishin gjithsesi pjesë e politikës dhe bënë kompromise të mëdha me të.

Rasti i14 shtatorit ka brenda dy ngjarje: vrasjen e Azem Hajdarit dhe më pas sulmin e armatosur ndaj qeverisë.

Për të parën janë dënuar disa persona që nuk kanë qëlluar direkt ndaj deputetit të PD-së, ku më kryesori është Jaho Mulosmani.  Por Flamur Haklaj që ishte një ndër ekzekutorët u vra. Ndërsa ai që dha urdhër që të vritet Azemi nuk u gjet asnjëhrë.

Ndërsa për kryengritjen e armatosur, edhe pse një nga pjesëmarrësit e saj, Izet Haxhia ish-truproja e Sali Berishës, ka shprehur me vullnet se është gati të bashkëpunojë me drejtësinë, asnjë nuk ka shkuar ta pyesë zyrtarisht.

Izet Haxhia është shumë aktiv në rrjetet sociale me analiza dhe kujtesa mbi ngjarjet që kanë ndodhur në vend. Ai jeton në ekzil në Turqi, pasi ka fituar gjyqin që të mos vijë në Shqipëri në vitin 2006, pasi sipas tij do të eleminohej nga shteti. (Tesheshi.com)


10       
 
10
Shares
Next Post

Fshatrat turistik që po shkatërrojnë gjithë bregun e Jugut nuk sjellin asnjë përfitim ekonomik për vendin, por do kthehen “zonë e ndaluar” dhe prona të Samir Manes dhe Artan Dulakut

Panik i justifikuar i "Tiranës, tërmeti që shkundi qendrën e vendit 5 ballë i shkallës rihter

Dalin pamjet filmike, deputetët braktisin Komisionin nga frika e tërmetit (Video)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com