Nga Milaim Zeka
Fitorja e PS-se eshte madheshtore. Personalisht, tek Rrethi Katror, kisha prognozuar 75-78 deputet per PS-ne. Doli mbi 80-te.
Nejse, shkrimi im nuk ka per qellim te trajtoje fitoren e Edi Rames. Ajo qe dua te them eshte kjo: Humbja e Sali Berishes, jo e PD-se, eshte mesimi me i mire per çdo politikan te se ardhmes, qe duhet te bej krejtesisht te kunderten e ketij njeriu, ne menyre qe demokratet te vijne ne pushtet.
1. Nuk duhet futur neper lista njerez qe ia mbajne zhagun Sali Berishes (liderit), po votuesit, demokracise, dhe Shqiperise.
2. Nuk duhet kurre, ama kurre, qe jashte kufirit te Shqiperise me sha vendin tend, siç beri Sali Berisha ne kongresin e partive te djathta, dhe jo vetem.
3. Lavdroje Shqiperine, madje edhe qeverine, jashte kufijeve te Shqiperise, sepse me kete tregon vlera. Tregon dashuri per vendin tend, dhe respekt per kundershtarin politik. Thuaj qe si vend, natyrisht se kemi edhe shume probleme, ashtu sikurse te gjitha vendet e botes, por kurre mos thuaj se “Shqiperia eshte narkoshtet”!
4. Mos krijo kauza personale ne emer te demokrateve dhe te Shqiperise, duke abuzuar me atdheun tend. Mos u thirr as ne Evropen, as ne Ameriken, sepse ketij populli nuk i ha trapi per kete, sepse deshiron te shoh vetem jeten qe ben ne Shqiperi, dhe vlerat qe ke ti qe qendron perballe.
4. Demokratet, per hir te demokracise dhe Shqiperise, duhet te investojne ne vlera dhe individe qe perfaqesojne ato, e jo ne dhune, arrogance, mashtrime, apo njerez qe per nje plesht djegin gjithe jorganin.
6. Demokratet duhet t’i nxjerrin jashte radheve te tyre ata njerez qe budallallekun e konsiderojne mençuri, arrogancen trimeri, e dhunen patriotizem.
7. Dhe e fundit, por jo per nga rendesia PD duhet riformatuar. Sa te jete ne udheheqje te PD-se, Berisha, kundershtari i tij Rama fitoren e ka ne pjate.
Kjo motra Meloni eshte njeriu i djathte me me ndikim ne Evrope dhe Amerike, dhe “gabimisht” e paska uruar Ramen!