Një aktore me emrin Keti Bashhysa, ka sulmuar qytetarët që janë revoltuar me aktin t.errorist të Çlirim Pekës mbrëmjen e së dielës, i cili iu kërkonte qytetarëve të dilnin nga shtëpitë, pasi në orën 23:30 do të binte një tërmet shkatërrues.
Ajo thotë se paralajmërimi i Pekës ishte i vërtetë, pasi gjatë natës ranë tre tërmete.
“Sa idiotër ka ky vend, nuk ma do mendja të ketë askund! Boll shenja po ju jep Zoti pra, që të mblidhni trutë e kokës por, nuk po kuptoni!
Në vend që të ruani veten dhe familjet tuaja në kësi rastesh (sepse shteti nuk e çan b*thën hiç fare), i suleni me ofendime gazetarëve dhe portaleve!!!!!
Ore, 3 tërmete ranë mbrëmë gjate natës. Ja pra që asnjë lajm nuk ishte fake! Fake është vetëm “gadishmëria” qeveritare ndaj popullatës. Kaq! Rob të trashë”, shkruan ajo.