1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Emigracioni fenomen historik. Nga Shqipëria në 2017 u larguan më pak se nga Kroacia

March 16, 2018
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një fenomen historik emigracionin në Shqipëri të nxitur jo nga arsye politike. Në një konferencë të organizuar mbi sfidat e emigracionit, kryeministri tha se shifrat janë larg “bombave” që hidhen përditë nga llogoret e propagandës politike e mediatike. Ai mori si shembull largimin e 50 mijë personave nga Kroacia, vend i BE-së në vitin 2017, ndërsa nga Shqipëria që nuk është pjesë e tregut të lirë të punës, u larguan gati 40 mijë.

“Faleminderit për këtë nismë që besoj ka një vlerë të veçantë në kontekstin në të cilin zhvillohet, në një vend ku sa herë flitet për emigracionin, debati spostohet në terrenin e hiperbolave dhe të arsyeve për konflikt apo për dëshpërim. Ndërkohë që është një fenomen historik mbi të cilin ka shumë e shumë për të analizuar, studiuar, reflektuar dhe mbi të gjitha i cili nuk përbën asgjë të veçantë për Shqipërinë në një fazë historike që ka përcaktuar lëvizjen e lirë si një risi dhe domosdoshmëri të munguar për shumë vite për shqiptarët. Kjo konferencë ka vlerën se i referohet fakteve dhe shifrave të vërteta duke ndërtuar një diskutim që synon të jetë i ftohtë dhe analitik larg politizimit apo shpërdorimit për efekte të caktuara të një teme kaq komplekse dhe kaq interesante sa ç’ështe tema e emigracionit. Për më tepër ky debat në Shqipëri zhvillohet në kushtet kur Shqipëria por dhe vende të tjera nuk janë pjesë e tregut të forcave të lira të punës siç janë vende të tjera të BE-së. Dhe në këtë kontekst duket sikur janë vetëm shqiptarët apo banorët e vendeve të tjera të rajonit largohen dhe lëvizin drejt rajoneve më të pasura e të zhvilluara. Mirëpo kjo është larg të së vërtetës”, deklaroi kryeministri.

Sipas tij, nëse do i referohemi shifrave të gjitha vendet e reja të BE-së duke nisura nga Polonia do shohim se e vërteta është krejt ndryshe.

“Arsyet për t’u larguar sot për shqiptarët nuk janë arsye politike pra nuk lidhen me azilkërkimin politik por janë të njëjtat arsye për të cilat largohen nga vendi i tyre polakët, rumu7nët apo kroatët. Vetëm vitin e kaluar nga Kroacia janë larguar 50 mijë njerëz. 90% e të cilëve të reja dhe të rinj por ndryshe nga ne shqiptarët apo të tjerët që janë ende të paintegruar në tregun e lirë të punës ata nuk shënohen askund si azilkërkues sepse janë forca të lira të punës. Nëse 50 mijë njerëz janë larguar nga Kroacia në 2017, nga Shqipëria janë larguar 39905. Siç ndodh gjithmonë në debate, kur shkojmë tek shifrat, pasqyra është shumë më e ndryshme nga ça lihet të kuptohet prej rrjedhës intensive të propagandës”, tha Rama.

Teksa u ndal tek shifrat, Rama tha se sot ka më pak shqiptarë që kërkojnë azil në vendet e BE, ndërsa shtoi se arsyet janë vetëm për një mundësi më shumë.

“Një nga destinacionet e shqiptarë për të emigruar. Po të shohim më tutje trendin e lëvizjes në një periudhë kohore 2013-2017 të bëra nga INSTAT dhe të rakorduar nga EUROSTAT, numri i emigrantëve që jetojnë në këtë bombardim të madh kanë shkuar në rënie. Në vitin 2017 në krahasim me vitin 2013 kemi 20 % më pak emigracion, ose 915 persona më pak. Emigracioni nuk është një fenomen që ka shpërthyer së fundmi, por është trend historik. Në vitet ’90 Shqipëria përjetoi lëvizje masiv e drejt vendeve më të zhvilluara, që llogaritet në 1 milionë njerëz. Arsyeja kryesore ishte domosdoshmëria për një jetë më të mirë në çdo aspekt. Jeta më e mirë mbetet sot e gjithë ditën një arsye. Nëse do t’i vinim një emërtim të përbashkët lëvizjeve individuale për të emigruar jashtë vendit, ai është; mundësi, mundësi, 84 % e emigrantëve të cilët e lidhin këtë me mundësinë për punësim. Rasti i tillë është dhe largimi i mjekëve specialistë, u bë një burim i rëndësishëm për të analizuar se një rast i tillë është mundësi punësimi. Qoftë dhe me boshllëkun e lënë këtu me këtë grup njerëzish. Duhet të kuptojmë se çfarë duhet bërë ndryshe, dhe çfarë duhet bërë mirë këtu. Për katër vjet me radhë në rastin e mjekëve u mbyllën specializimet, dhe u krijua një boshllëk i madh, i cili u transmetua në një pamundësi reale të sistemit. Për të adresuar problemin dhe të konkurrojmë në mundësi Gjermaninë, apo Italinë, ku mjekët shkojnë të shohin një mundësi, ne kemi aprovuar një masë për t’i dhënë çdo mjeku specializant, që të shkojë të punojë jashtë Tiranës, një bonus mujor prej 2 milionë lekësh. Ai ka fatin të futet në sistem. Paraja e emigrantëve në ekonomi sipas modelit të rritjes, deri në vitet 2010 është e pamjaftueshme, ai ka qenë burimi kryesor. Kemi rikthim të emigrantëve në Shqipëri. Nëse do shohim trendin e largimeve, nëse do jenë të mëdha do u japim shpjegime. Ka pasur një debat të madh, i cili ka zënë edhe pjesë të axhendës së bashkëpunimit me disa shtete, çështja e azil kërkimit. Është e vërtetë që shqiptarët u përfshinë për arsye që thash më lartë, për çështje të punësimit. Morën një kulminacion të madh për shkak të konflikteve në lindjen e mesme dhe u bë shumë zhurmë dhe spekulime me azilkërkuesit shqiptarë. Pa dashur të justifikojmë këtë fenomen dhe duke qenë të vetëdijshëm që ky fenomen duhej frenuar, sot jemi në kushtet kur kemi një rënie të numrit të azilkërkuesve. Në rastin e fundit, të 1 marsit të 2018 rezulton se Shqipëria nuk është më ndër 6 vendet azilkërkuese. Kush e vajton emocionin si një e keqe që ka mbërthyer Shqipërinë, nuk di ça flet”, tha Rama. /BalkanWeb


        
 
Next Post

Flet policja që hutoi një Shqipëri të tërë: Unë qaj... (Video)

Pranga kryetarit të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj bashkë me 24 zyrtarë të tjerë

Hemoragjia në LSI nuk ndalet, pas Fierit edhe këshilltarët e Belshit i bashkohen PS-së: Opozita me Bashën, çizmet e Monikës dhe sharjet e Vasilit dëmtojnë Shqipërinë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com