Sali Berisha, bashkë me Ilir Metën dhe mediat e tyre, prej tre javësh pompuan protestën e 11 shkurtit, si më të madhen që do të mbante opozita.
Madje, një ditë para protestës, Berisha do ta cilësonte këtë protestë, si më të madhen në histori.
Të njëjtën gjë përsëritën si papagallë edhe ata që e ndjekin pas.
Dhe, ashtu siç pritej në fakt, 11 shkurti nuk kishte asgjë historike.
Thjesht një protestë si gjithë te tjerat, pa shifrën stratosferike prej 100 mijë njerëz që do të vinin në shesh përballë Ramës, por me 5-6 mijë njerëz, që mblidhen pothuajse në çdo protestë të PD.
Njerëz, që vijnë kryesisht nga rrethet, në shumicë nga Kamza e Paskuqani.
Ashtu si dhe herët e tjera, ata erdhën, panë, dëgjuan Sali Berishën, dhe ikën në shtëpi.
As revolucion nuk ndodhi, e as rrëzim i Edi Ramës.
Madje këtë të fundit thanë se nuk do ta rrëzojnë tani, se fillimisht do të mundin Erion Veliajn më 14 maj.
Pastaj do të merren me Ramën.
Deri atëhere, shihemi në protestën e radhës!