Gjykatësi shkallës së parë Erion Bani ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë pra vendimin e tij të dhënë për kryebashkiakun Erion Veliaj pasi u njoh me informacionin dy mujor dhe hetimor të kryera nga SPAK.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, deri në këto momente janë realizuar 112 hetime, duke përfshirë kontrollin e celularëve të sekuestruar si dhe marrjen e dëshmisë. Proceduralisht, avokatët e Veliajt kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për Veliajn, por gjyqtari Erjon Bani ka refuzuar. Gjatë seancës, përfaqësuesit e SPAK kanë kërkuar që masa e sigurisë “arrest me burg” të vazhdojë.
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
Këto janë vetëm në fazën e dyshimeve. Eriona Veliaj nuk është as i hetuar dhe as i akuzuar por i dyshuar…i burgosur në kundërshtim me kodin e procedurës penale, i marr peng nga Altin Dumani me mashën e tij Olsi Dado dhe gjyqtari çamo-grek Erion Bani. Farsa vazhdon…