1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 22, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Faik Konica: Kur vendësit e Shqipërisë e vënë çmimin e tyre më të unjur se një zero, qysh mund të huajt ta vënë më lart?

August 20, 2018
in Blog
        
 

Eshtë e drejtë dhe e nevojshme të vihet re mirë se e kanë Levantinët tanë dhe të huajt, fajin që nderimi i të ardhurve nga jashtë kundrejt shqiptarëve është unjur aq poshtë. Se i huaji s’mund veçse të pranojë çmimin që një komb i vë vetes së tij; dhe kur vendësit e Shqipërisë, në gojën e Levantinëve (të cilët janë ata që piqen më tepër me të huajt) e vënë çmimin e tyre më të unjur se një zero, qysh mund të huajt ta vënë më lart…?

 Faik Konica

… Ndjenja e thellë dhe e fshehtë e Levantinëve është një besim i fortë se çdo i huaj, i çfarëdo dege a zotësie që në qoftë, makar një çirak bakalli, është më i mirë dhe më i lartë se ata. Shpirti i tyre pëson nga një soj sëmundjeje që Freud-i dhe shkolla e tij e quajnë (një përkthim anglisht të fjalës “an inferiority complex” (kompleks inferioriteti).

Kjo shihet në lehtësinë me të cilën levantinët pranojnë fjalët sharëse që nonjë i huaj pa mend, i vendosur hëpërhë në Shqipëri, u jep shqiptarëve. Për shembëll, le të marrim fjalën inglishte “native” dhe fjalën frëngjishte “indigene”. Këto fjalë inglezët dhe frenqtë i përdorin për popujt e zinj, të verdhë, ose të çdo ngjyre tjatër veç të bardhës. Një afrikani një aziatiku, inglizi nuk i thotë kurr vendës i aksh pjese të Azisë ose të Afrikës, me përbuzjen e një dominatori, një mizori, i thotë vetëm “native”. Gjithashtu, për frengjitë një tunizian një algjerian nuk është tunizian ose algjerian; këta janë të gjithë indigjenë.

Cudia tani me levantinët tanë është se ata jo vetëm e pranojnë dhe e gjejnë të drejtë atë emrin, po ndodh edhe që të përkrahet. Mbeta i ngrirë nga habia, kur dëgjova një ditë në Tiranë një njeri që më thotë inglisht, duke folur për tiranasit, “the natives”, dhe ai vetë duke qenë shqiptar. Gazeta “Shekulli i ri”, që del në Durrës, botonte më 15 shkurtit 1929 një artikull nën titullin: “Shëndetësia e kryeqytetit” ku ndodhen këto fjalë: “Në Tiranë, banuesit indigjenë!”

Ca vjet më parë u themelua me paratë e shqiptarëve një “Tennis Club” në Tiranë dhe u shtrua përpara anëtarëve çështja e të zgjedhurit të një kryetari. Të gjithë levantinët, pa u ndrojtur një minutë, vendosnë që një klub i mirë s’mund kurrë të qeveriset prej indigjenëve, dhe ashtu dhanë zërin e tyre për një kryetar të huaj.

Po për fat të mirë, ka edhe shqiptarë me sedër kombëtare, njerëz me cipë të hollë dhe me kryenaltësi arbërore. Një asish, një djalë prej Tirane, bëri ca vjet më parë një kundratë shumë të fitimshme me të huaj. Kur erdhi koha për të shënuar, shqiptari vuri re se në tekst emri i tij ish përcjellur me përshkrimin “indigjen nga Tirana”. Pa u mejtuar asnjë minutë, tiranasi e grisi kundratën, duke thënë se nuk dëshiron të fitojë dhe duke i porositur të huajit të habitur të shkojë në Afrikë, se atje ka indigjenë dhe atje mund të bëjë punë. Një shembëll i rrallë dhe i bukur. Po të ishin shumë njerëz si ai tiranasi, të huajt e rritur ligsht do t’kuptonin se kombi i Diokletianit, i filosofit Julian, i Justinianit, një komb i cili kish një qytetëri të tij, kur stërgjyshërit e frëngjve dhe të inglizve visheshin me lëkura bualli dhe rronin të futur në shpellat, mund të jetë rënë i çsojësuar, i varfëruar, po nuk është një turmë afrikane.

Eshtë e drejtë dhe e nevojshme të vihet re mirë se e kanë Levantinët tanë dhe të huajt, fajin që nderimi i të ardhurve nga jashtë kundrejt shqiptarëve është unjur aq poshtë. Se i huaji s’mund veçse të pranojë çmimin që një komb i vë vetes së tij; dhe kur vendësit e Shqipërisë, në gojën e Levantinëve (të cilët janë ata që piqen më tepër me të huajt) e vënë çmimin e tyre më të unjur se një zero, qysh mund të huajt ta vënë më lart…? / Nga: “Shqiperia si mu duk”

1929


        
 
Next Post

GAZETARIA / Jemi të gjithë ekspertë të thashethemit

Një “lajmi bomb” nga mediat pa lajme shqiptare që do t’iu “shkrij gazit”!

Përse kishte frikë të fliste për Shkëlzen Berishën?! A e ka Arta Marku denoncimin e ish-gjeneralit Luan Hoxha?!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com