Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm përgjatë unazës së vogël, por fatmirësisht, pa asnjë dëm për shoferen, një vajzë e re.
Makina, siç duket nga fotot është dëmtuar në pjesën e parë të saj. Por po ashtu, janë dëmtuar edhe hekurat e vendosura aty, ku është shënuar edhe korsia e bicikletave.
Siç duket nga fotot, vajza duhet të ketë qenë shumë shpejt përsa kohë ka marrë përpara edhe hekurat e vendosura në anë të rrugës.