1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

Fyerje ndaj avokatëve: “Nuk do dëgjojmë idiotësirat e këtij idioti”! Dhoma e Avokatisë reagon ashpër ndaj prokurorit Behar Dibra!

July 12, 2025
in Kronike
        
 

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka reaguar ashpër ndaj një përplasje që ka ndodhur dy ditë më parë në sallën e gjyqit mes prokurorit të SPAK, Behar Dibra dhe avokatit Gentjan Rumano, i cili mbron një nga personat e akuzuar për dosjen “Plumbi i artë”.

“A mund ta ndërprisni se nuk do të dëgjojmë idiotësirat e këtij idioti”, u shpreh prokurori Dibra, duke iu drejtuar avokatit Gentian Rumano, i cili këmbëngulte në kërkesën për përjashtim të trupës gjykuese.

Menjëherë avokati braktisi sallën, kurse trupa gjykuese kërkoi nga palët vetëpërmbajtje.

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me incidentin e ndodhur pranë Gjykatës së Posaçme më 10 korrik 2025, dhe thotë se dënon me forcë gjuhën e papërshtatshme, fyese dhe denigruese të përdorur nga përfaqësuesi i organit të akuzës.

“Fyerjet dhe denigrimi personal i një avokati në ushtrim të detyrës përbëjnë jo vetëm cënim të rëndë të dinjitetit profesional të tij, por edhe një shkelje flagrante të parimeve të procesit të rregullt ligjor dhe barazisë së palëve në një gjykim”, thotë deklarata.

Më tej, Dhoma e drejtuar nga Maks Haxhia thekson se këto raste të përsëritura, për më tepër të bëra në prani dhe përpara trupit gjykues, reagimi i të cilëve lë shumë për të dëshiruar, tregojnë për një sjellje të qëndrueshme fyese dhe përçmuese ndaj përfaqësuesve të mbrojtjes.

Sipas saj, ky model komunikimi jo-etik cënon funksionimin e rregullt të drejtësisë, minon barazinë e palëve dhe dëmton imazhin institucional të prokurorisë por edhe të gjithë sistemit të “Drejtësisë së Re”, që nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet.

Deklarata e Dhomës së Avokatisë

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë dënon gjuhën fyese ndaj avokatit në sallën e gjyqit gjatë procesit të quajtur “Plumbi i Artë” – AVOKATËT NUK INTIMIDOHEN

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me incidentin e ndodhur pranë Gjykatës së Posacme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 10 korrik 2025, gjatë seancës gjyqësore të procedimit penal nr. 75/2022.

Ajo dënon me forcë gjuhën e papërshtatshme, fyese dhe denigruese të përdorur nga përfaqësuesi i organit të akuzës Prokuroria e Posaçme (SPAK), z. Behar DIBRA, ndaj avokatit Gentjan RUMANO, anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë. Fyerjet dhe denigrimi personal i një avokati në ushtrim të detyrës përbëjnë jo vetëm cënim të rëndë të dinjitetit profesional të tij, por edhe një shkelje flagrante të parimeve të procesit të rregullt ligjor dhe barazisë së palëve në një gjykim.

Mbi të gjitha përbën shkelje të drejtëpërdrejtë të Kodit të Etikës Profesionale të Prokurorëve që kanë të bëjnë me sjelljen profesionale dhe etike (neni 4), respektimi i të drejtave të palëve dhe pjesëmarrësve në proces (neni 7) si dhe marrëdhëniet korrekte me përfaqësuesit e mbrojtjes (neni 15). Duhet të bëhet e qartë për këdo se: Avokati, si garantues i të drejtave të qytetarëve dhe mbrojtës i ligjit, gëzonë mbrojtje të posaçme në ushtrimin e funksionit të tij, si një subjektë i barabartë dhe garantues në proçesin e dhënies së drejtësisë dhe për këtë duhet të trajtohet me respekt dhe barazi nga çdo Gjykatë në sistem. Fatkeqësisht, Dhoma konstakton se ky nuk është një qëndrim i izoluar, nga përfaqësuesit e akuzës, qoftë në proçesin në fjalë ashtu edhe në proçese të tjera.

Këto raste, të përsëritura, për më tepër të bëra në prani dhe përpara trupit gjykues, reagimi i të cilëve lë shumë për të dëshiruar, tregojnë për një sjellje të qëndrueshme fyese dhe përçmuese ndaj përfaqësuesve të mbrojtjes dhe një model të qëndrueshëm komunikimi jo-etik, që cënon funksionimin e rregullt të drejtësisë, minon barazinë e palëve dhe dëmton imazhin institucional të prokurorisë por edhe të gjithë sistemit të “Drejtësisë së Re”, që nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet.

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë sjell në vëmëndje se çdo ndërhyrje, apo sjellje, që pengon ushtrimin e lirë dhe të pavarur të profesionit të avokatit bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me standardet ndërkombëtare të përcaktuara në konventat Republika e Shqipërisë aderon, me përcaktimet në Kodin e Proccedurës Penale si dhe ligjin “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”.

Çdo formë denigrimi apo fyerjeje përbën jo vetëm një cënim të dinjitetit individual të avokatit, por edhe një dëm të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë juridike dhe standardeve demokratike të një procesi të rregullt ligjor.

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë dënon, me vendosmëri, çdo sjellje që bie në kundërshtim me parimet e barazisë së armëve, respektit reciprok dhe të drejtës për mbrojtje efektive, e për rrjedhojë ajo do të ndjekë me vëmendje të plotë zhvillimet përkatëse për këtë ngjarje dhe kërkon nga organet kompetente (Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë) të marrin në analizë me përgjegjësi rastin konkret. Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë shpreh solidaritet të plotë me kolegët e fyer dhe garanton të gjithë anëtarët e saj se do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të integritetit, pavarësisë dhe dinjitetit të profesionit të avokatit. Ajo do të monitorojë me përgjegjësi dhe në vazhdimësi ecurinë e proçesit jo vetëm në rastin konkret por edhe në raste të tjera që kanë të bëjnë me qëndrime të tilla fyese dhe denigruese të kolegëve, duke përshkallëzuarv edhe qëndrimin e saj.

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë Komiteti Drejtues

Kryetari Prof. Dr. Maksim Haxhia


        
 
Next Post

Në Shqipëri i ftuar nga PD: Humb jetën në hotel ish ambasadori gjerman që hapi dyert e ambasadës në vitin '90 kur Berisha ishte komunist

Merkato Superiores: Jose Mourinho i besoi debutimin, në Vlorë vjen ish-mesfushori i Real Madrid! Djali i Igli Tares bashkohet me Tiranën

Nisin hetimet për takimet speciale në burgje të "specialisteve": Skaner disa femrave eskortë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com