Të mërkurën, më datë 20 nëntor mbërrin në Kuvendin e Shqipërisë lista me kandidatët për kryeprokuror.
Ashtu sikurse e dimë në listë kryeson prokurori Olsian Çela, e më pas vijnë kryeprokurorja Arta Marku si dhe Fatjona Mençaj.
Këto dy të fundit nuk e kanë ankimuar rezultatin e KLP-së, por ende nuk dihet se çdo të ndodhë pasi kanë afat edhe nesër.
Pasi lisa të dërgohet në Parlament, Kuvendi ka 30 ditë kohë të votojë Prokurorin e Përgjithshëm, ndërsa kujtojmë se nëse dështon votimi në Kuvend, emërimin e bën KLP.