Kryedekokrati Lulzim Basha po zhvillon një konferencë me gazetarët për situatën e koronavirusit në vend. Teksa ngriti shqetësimin për bërjen enjë numri të vogël të tamponëve, Basha deklaroi gjithashtu se mungesa e informacionit po krijon panik tek qytetarët.
Kryedemokrati theksoi se as ai dhe as përfaqësues të opozitës nuk kanë dijeni për gjendjen në spitale.
“As unë dhe as përfaqësues të opozitës nuk kanë akses në atë që ndodh në spitale. Ju jeni burimi i vetëm i informacionit rreth asaj që po ndodh në spitalet COVID.
Trajtimi i pacientëve në shtëpi sjell kosto shumë të larta. Përqendrimi në Tiranë ka sjellë kolaps në spitale”, tha Basha.
Më tej kryedemokrati tha se numrat që raportohen nuk janë realë. Basha u shpreh se dy të afërm të tij janë të shtruar në spital, ndërsa njeh personalisht edhe katër të tjerë të prekur. Kreu i PD, bëri edhe njëherë thirrje për rritjen e testimeve.
“Është mungesa e testimeve që ka sjellë këtë përhapje jashtë kontrollit. Këto nuk janë shifrat reale. Unë personalisht kam dy të shtruar një të Infektivi dhe një te Sanatoriumi.
Njoh të paktën katër të tjerë. Sot po flisja me bashkëpunëtoren dhe ka ndërruar jetë një shumë i afërm i saj. Ndërkohë që i është infektuar gruaja dje vajza ndërkohë që nuk kanë bërë tampon.
Këto nuk janë shifrat reale. Ka që në mars që i them çdo ditë shto testimet. Duke i mbajtur të ulëta krijuan idenë që ka më pak të infektuar. Por kjo është gënjeshtër”, tha Basha.