Kur vjen puna për të kërkuar të drejtat përsa i përket medias, kryesisht kur janë në interes të pronarëve të mediave, këta të fundit janë të parët që vihen kundërgjithkujt e me të gjitha mjetet, por kur vjen puna për t’i respektuar ato nuk është e njëjta gjë.
Disa ditë më parë, në rrjetin social Facebook të kryeministrit Edi Rama, është ndezur një debat aspak i zakontë, por që ndodh shpesh me pronarët e mediave, por pak gazetarë kanë guximin ta bëjnë publike atë.
Denoncimi është bër nga moderatorja Ina Qirjo, një prej gazetareve më të njohura në televizion, e pikërisht për televizionin ku ajo ushtronte detyrën e saj, “Report TV”.
Gazetarja i ka shkruar me të drejtë kryeministrit, se media në të cilën një familjari i saj nuk punon më, jo vetëm ka shkurtuar punonjës me pretekstin e krizës ekonomike që po kalonte televizioni, që nuk është aspak e vërtetë, por edhe nuk ka denjuar as që të aplikojnë për ta tek Paketa e Zgjeruar.
Gazetarja nuk ka marrë përgjigjen e Kryeministrit pasi dihet debulesa e tij për pronarin e Report Tv, por se thirrjes së gazetares i është përgjigjur faqja “Kryeministria”, e cila e ftoi të bënte një denoncim [email protected].
Pas kësaj ka ardhur dhe një reagim përgënjeshtrues prej televizionit Report Tv, i cili shprehet se personat në fjalë nuk i ka larguar nga puna, por se janë larguar sepse kishin frikë të punonin prej koronavirusit, madje sipas tyre nuk ka pranuar të punojnë as nga shtëpia.
Në ndihmë të gazetares ka ardhur dhe gazetari i njohur Artan Hoxha, i shtyrë nga reagimi i televizionit, i cili ka shpjeguar shumë qartë duke përgënjeshtruar pretendimet e televizionit, se rasti i gazetarëve të “dorëhequr” nuk është i vetmi që ka ndodhur këto kohë në televizion dhe me shumë mundësi të gjithë do aplikojnë tek e-Albania.
Mëposhtë mund të ndiqni debatin nëpërmjet fotove të shkëputura nga postimi i kryeministrit: