Gazetari Milaim Zeka ka ngritur një shqetësim të madh sot në lidhje me pagat e ulëta në radhët e policisë.
Zeka shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale se nuk mund të paguhet një polic 392 euro, pasi ato nuk mjaftojnë vetëm për udhëtim dhe higjienë personale.
Ai nuk lë pa ‘thumbuar’ as politikanët, për të cilët shkruan se ata vetëm për një shishe verë paguajnë 400 euro.
“E qysh mbahet shteti me 392 euro per polic?
Kur kemi pas diskutu per Ligjin e Pagave, kam pas propozu qe nje polic i thjeshte te marri rroge mujore 850 euro. Nje hetues policie, 1500.
392 euro nuk dalin per udhetim dhe higjene trupi, ne kohen kur klasa jone politike, vetem per nje shishe vere paguan 400 euro, jo me paret e veta!!!”, shkruan Milaim Zeka.