E përditshmja prestigjioze franceze, ‘Liberation’ ka akuzuar për korrupsion Komisionerin Evropian, Johannes Hahn.
Gazeta shkruan se austriaku lejoi lobistët e huaj ta ftonin në gjueti dhe darka e dreka të shtrenjta pa raportuar, siç parashihet në rregulloret e BE-së. Gazeta thekson se Hahn pranoi ftesën për të shkuar në gjueti me lobistët belgë në muajin dhjetor të vitit 2015, teksa thekson se Kodi i Sjelljes e detyronte të raportonte në Komisionin Evropian ftesën që mori nga lobisti i “Pronarit të Tokës” (ELO).
Një zëdhënës i paidentifikuar i Hahnit tha për ORF dhe Standard, se telefonata ishte thjesht private. Ai tha se në gjueti ka marrë pjesë me partneren e atëhershme, e cila ka patentë gjuetie. Në lidhje me ngjarjen, Komisioneri Evropian për Buxhetin dhe Administratën beson se nuk ishte e nevojshme të raportonte rastin në regjistrin e transparencës.
Sipas Standard, Komisioneri austriak është i lidhur edhe me situata të tjera të konfliktit të interesit. Kështu, në qershor të këtij viti, ai madje ka drekuar apo darkuar tre herë me përfaqësuesen e Austrisë në komisionin e auditimit, Helga Berger. Ai shoqërohej nga partnerja e tij aktuale, Suzana Ris-Paser, një ish-zëvendës kancelare.
Sipas gazetës, Berger ka paguar për restorantin dhe ia ka përcjellë faturën komitetit të auditimit. Nga kabineti i Hahnit thonë se takime të tilla janë pjesë e shkëmbimit të rregullt të mendimeve ndërmjet komisionerëve, përfaqësuesve të institucioneve dhe organizatave./news.in-24.com