1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
bakırköy escort
ataköy escort
istanbul escort istanbul escort bayan
jojobet
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
esenyurt escort mecidiyekoy escort avcilar escort istanbul escort istanbul escorts
mersin escort istanbul escort arnavutkoy istanbul escort azeri istanbul escort sefakoy istanbul escort ukraynali
istanbul escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
deneme bonusu veren siteler
Holiganbet
tesbih
şişli escort
istanbul escort
escort konya
skype show whatsapp show
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan
casibom
deneme bonusu veren siteler
hoşgeldin bonusu deneme bonusu veren siteler canlı casino siteleri
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Grabiti 100 milionë euro, Bankers Petroleum akuzon ish-drejtorin Leonidha Çobo

September 18, 2021
in Aktualitet, Dosja X, Kryesore
        
 

Shqipëria renditet e dyta pas Norvegjisë për rezervat e naftës në Europë. Dallimi është se Norvegjia falë naftës së zbuluar në territorin e saj është me suficit buxhetor, pra tepricë parash që “nuk di ku t’i shpenzojë” prej miliarda eurosh në vit, Shqipëria nga ana tjetër trashëgon vit pas viti miliarda euro borxhe.

Kjo është tregon diferencën e menaxhimit të sektorit të hidrokarbureve mes dy vendeve në faza të ndryshme zhvillimi. Në Shqipëri, fusha më e madhe naftëmbajtëse menaxhohet prej vitit 2004 nga Bankers Petroleum, një kompani që e fitoi koncesionin me flamur kanadez, që ishte e regjistruar në parajsa fiskale dhe që prej pak vitesh mban flamurin kinez.

Regjistrimi në këto parajsa i mundësonte “manovrimin” me bilancet sipas dëshirës dhe nga 15 vite ushtrim aktiviteti në vendin tonë ja ka dalë mbanë që të paguajë taksa për shfrytëzimin e një prej pasurive më të mëdha që ka nëntoka shqiptare vetëm për dy vite. Për 13 vitet e tjera, Bankers i është shmangur këtij detyrimi përmes parashikimit të një klauzole në kontratë që i njeh të drejtën të mos paguajë tatim-fitim pa “nxjerrë lekët” e investimeve.

Me këtë skemë Bankers Petroleum dyshohet se u është shmangur të paktën 400 milionë eurove detyrime ndaj shtetit shqiptar, ose rreth 45 për qind e dëmit që është përllogaritur zyrtarisht se ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

Që Bankers ka “derdhur” në buxhet në formë taksash zero, ose shifra minimale e pranon edhe ish-zv.kryeministri, Erjon Braçe, në fjalimin e mbajtur në Kuvend gjatë prezantimit të programit të Qeverisë “Rama 3”, ku kërkoi taksim më të fortë për të pasurit.

“Kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend deklaron fitim 7.1 për qind të xhiros, por tatim-fitimin prej vitesh e ka ZERO, prej përjashtimeve që ja kanë mundësuar këtë, trashëguar prej 2005, rikonfirmuar prej jush e me detyrimin tonë për ta zbatuar kontratën”, tha Braçe gjatë fjalës së mbajtur në seancën për votimin e qeverisë në Kuvend.

Nëse Bankers ka vjedhur shqiptarët, kompania vetë pretendon se është vjedhur nga “shqiptarët”, ose më saktë nga drejtuesit shqiptarë të saj. Kompania ka akuzuar Leonidha Çobon, ish-drejtues i lartë i Bankers se ndër vite i ka shkaktuar një dëm prej të paktën 100 milionë euro.

Shifra është sa 25 për qind e detyrimit që dyshohet se Bankers i është shmangur ndër vite shtetit shqiptar. Nuk mund të thuhet se nëse këto para, që pretendohet se janë vjedhur nga Çobo, nëse do të ishin në llogaritë e Bankers do të ishin derdhur si taksë apo jo. Por, mund të thuhet se të gjitha këto shifra janë para të shqiptarëve, sepse nëse Bankers ka vjedhur shqiptarët dhe Çobo ka vjedhur Bankers, atëherë me rregull treshi, Çobo ka vjedhur po shqiptarët.

Kush është Leonidha Çobo?

Leonidha Çobo u bë i njohur si emër gjatë nisjes së hetimeve nga Prokuroria e Fierit për shpërthimet në Marinëz, ku u mor i pandehur si administrator i kompanisë. Ai është bashkuar që në 2004 me Bankers dhe ngjiti shkallët e karrierës te kjo kompani gradualisht.

Nga korriku i 2004 deri në shkurt të 2006 ishte zëvendësdrejtor teknik. Mars 2006 emërohet drejtor i operacioneve të prodhimit, post që e mban deri në qershor të vitit 2009. Në korrik të 2009 emërohet zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Bankers dhe në prill të 2011, administrator i Përgjithshëm i saj.

Këtë post do ta mbante deri në qershor të 2019, ndërsa më 31 maj kishte themeluar LC Consulting Albania, regjistruar në QKR si person fizik me objekt: Shërbime konsulence ndaj biznesit dhe institucioneve publike dhe jopublike, shërbime konsulencë menaxhimi strategjik dhe operacional, shërbime asistence të drejtimit të lartë ekzekutiv, asistencë në fushën organizative dhe teknike të biznesit.

Largimi nga Bankers ndodhi pas shpërthimit të një skandali, sipas të cilit kompania e akuzonte atë për abuzime me detyrën dhe përfitimin e miliona eurove përmes skemave të mashtrimit në bilancet financiare të kompanisë.

Me anë të një letre të hapur drejtuar qeverisë, Kryeministrit Rama, Presidentit Meta, liderit të PD-së Basha, si kryeprokurorit Çela dhe kreut të SPAK Kraja, kompania kërkoi hetimin e Çobos për abuzimet e pretenduara.

Bankers thotë se ai është nën hetim për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe korrupsion.

Bankers pretendon se në vitin 2015 llogaria bankare e Çobos regjistronte një balancë prej 9,6 miliardë lekë. Sipas tyre ia ka përdorur qëllimisht disa llogari bankare që të qarkullonte paranë cash që të mos evidentohej pasuria e tij, duke pretenduar se një pjesë e saj është me burim kriminal, duke përdorur lëvizje investimesh ai ka lehtësuar pastrimin e parave duke krijuar depozita të mëdha parash ashtu siç ka vepruar me llogarinë e tij bankare në Kanada.

Bankers thotë se një ndër skemat e përfitimit është edhe nëpërmjet kompanisë TEA CO shpk, ku pas saj qëndron një tjetër kompani me emrin “Sëiss Aproval shpk”, ku pronar faktit, sipas Bankers është Leonidha Çobo. Çobo ka lidhur kontrata shërbimi për Bankers me këtë kompani me një vlerë që në tre vitet e para, sipas Bankers ka qenë rreth 1,6 milionë euro, ndërsa në total shifra e pretenduar nga Bankers është shumë më e lartë.

“Në 15 vite të aktivitetit kontraktor, kjo shoqëri ka gjeneruar një xhiro prej 45 milionë euro nga Bankers, edhe duke mos pasur asetet e mjaftueshme për të përmbushur këtë aktivitet intensiv të deklaruar. Bazuar në fakte TEA CO shpk ka kryer transferim të parave drejt bashkëshortes së zotit Çobo nëpërmjet sistemit bankar duke e bërë këtë një skemë vjedhjeje dhe korruptive klasike duke afektuar shpenzimet e shoqërisë”, thuhet në denoncimin e Bankers.

Vetë Çobo i ka cilësuar si të pavërteta këto akuza, që synojnë në të vërtetë, sipas tij, që të justifikojnë dhe mbulojnë humbjet Bankers gjatë kohës së pandemisë për të përfituar marrjen e një kredie miliona euroshe nga bankat shqiptare duke përfituar nga paketa e garancisë sovrane e Qeverisë.

Përveç kësaj, Çobo pretendon se Bankers shpif për të mbuluar edhe borxhin prej 70 milionë eurosh që ka krijuar ndaj kompanive nën kontraktore për shkak të keqmenaxhimit.

Gjithsesi, Bankers këmbëngul në hetimin e tij dhe dyshon se ai fshihet në Kanada, ku thuhet se ka pjesën më të madhe të llogarive të tij bankare, që në një pretendim të kompanisë shkojnë në vlera deri në 100 milionë euro.

Deri kur të sqarohet se kush ka të drejtë në këtë përplasje mes Bankers dhe ish-drejtorit të saj të përgjithshëm do të kërkojë mbase shumë kohë. Por, sot, kur kanë kaluar më shumë se 15 vite nga dhënia me koncesion e pasurisë më të madhe nëntokësore të Shqipërisë mund të thuhet se shqiptarët nuk kanë përfituar asgjë, përkundrazi kanë humbur dhe rrezikojnë që të humbasin më shumë.

Kanë humbur së pari banorët e Patosit dhe Marinzës, që kompania u ka shkatërruar tokat e deri edhe shtëpitë. Kanë humbur gjithë shqiptarët e tjerë, plot 400 milionë euro për shkak të paaftësisë së shtetit për të mbledhur taksat te kjo kompani dhe rrezikojnë që të humbasin sërish nëse kompania ja ka dalë mbanë që të përfitojë kredi nga skema e garancisë sovrane të Qeverisë. Sipas kësaj skeme, nëse Bankers deklaron falimentin dhe paaftësinë për të shlyer kredinë e marrë në një bankë të nivelit të dytë, atëherë detyrimin për shlyerjen e saj e merr shteti shqiptar, rrjedhimisht qytetarët.

Ky është zinxhiri i abuzimeve, në një sektor që mund të ishte shndërruar në promotorin e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Ai duket se është shndërruar në promotor zhvillimi, por vetëm një grusht njerëzish që e kanë pasur në dorë. Është kthyer në një sektor ku në vija të trasha dhe sipas akuzave të mësipërme, Bankers ka vjedhur prej vitesh shqiptarët, ndërsa Leonidha Çobo ka vjedhur po prej vitesh Bankers-in, pra po paratë e shqiptarëve.

Skema e vjedhjes nuk mund të jetë kaq e thjeshtë. Në të mund të ketë edhe aktorë e faktorë të tjerë, por për momentin këta dy janë kryesorët, që të dy me miliona euro nëpër llogaritë e tyre bankare të grumbulluara ndër vite në kurriz të shqiptarëve./Gazeta Shqip


        
 
Next Post

VIDEO/ Ndjekje si në filma, publikohen pamjet e arrestimit të bashkëshortit të modeles Angela Martini

Vrima e ozonit tani më e madhe se Antarktida, çfarë do të ndodh me Tokën nëse...?

"Magjia" e Bankers Petroleum: Miliona euro fitim, por zero taksa në shtet

“Sinjal” nga Ermal Peçi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com