1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Grip shpendësh edhe te AIBA e Armand Dukës: 65 mijë pula të ngordhura! S’dihet nëse janë asgjësuar dhe ku! Ministria pa transparencë edhe për REA’s

March 20, 2025
in Aktualitet, Kronike
        
 

Ministria e Bujqësisë informoi se pas vatrës së gripit të shpendëve në fermën e kompanisë Rea’s më 3 mars, një tjetër rast është konfirmuar me sëmundjen H5N1 në pularinë “AIBA”, në pronësi të kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, vëllait të deputetit Agron Duka.

Njoftimi është bërë vetëm përmes një deklarate online të postuar më 13 mars në faqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa mësohet vetëm pas interesimit të mediave, 4 ditë më pas, më 17 mars. Nga Ministria nuk është bërë deri më tani asnjë dalje publike.

Në ditën e parë, shërbimi veterinar ka konstatuar te “AIBA ”1848 shpendë të ngordhur në fermën që ndodhet në fshatin Maliq Muço në Rrashbull të Durrësit dhe zona është karantinuar. Report Tv mëson se deri më sot, kanë ngordhur rreth 65 mijë shpendë, të një kapanoni, e siç burime thonë, gati 40 mijë prej tyre janë asgjësuar me djegie, por nuk dihet zyrtarisht se kur dhe ku janë asgjësuar.

Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, janë marrë mostra të cilat janë analizuar në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ku është konfirmuar pozitiv gripi i shpendëve.

Nga kjo vatër e karantinuar 3 km nuk lejohet të dalë asnjë shpend në treg (në mjedise të hapura apo tregjet e kafshëve të gjalla), as nga kapanonet e tjera të pa infektuara. Ky urdhër prek fermerët e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë

Sipas ministrisë, lejohet vetëm transporti i shpendëve për në thertore me autorizim nga Veterineri pas kryerjes së testit PCR që nuk janë të infektuara.

Ministria thotë se janë monitoruar 211 ferma me 2958 krerë, përfshirë ferma të vogla familjare, nga 5 grupe Veterinerësh Zyrtarë të Kontrollit të pranishëm në terren dhe është njoftuar Instituti i Shëndetit Publik, për vlerësimin e riskut.

Në fillim të marsit, ferma e kompanisë “Rea’s” në Durrës u prek nga gripi i shpendëve dhe u vendos në karantinë, ku brenda 2 ditëve ngordhën më shumë se 23 mijë pula, ndërsa deri më 6 mars flitej për rreth 70 mijë pula të ngordhura vetëm në një kapanon të kompanisë Rea’s. Por shifrat nuk janë përditësuar më me informacione zyrtare, dhe nuk dihet se sa është numri i saktë i shpendëve të ngordhur. Për asgjësimin e tyre ende nuk ka një njoftim publik kur, në cilin vend apo në ç ‘mënyrë është bërë, proces i cili duhet mbikëqyrur nga Ministria e Bujqësisë.

Gripi i shpendëve është i rrezikshëm sepse mund të prekë dhe njerëzit ku më të rrezikuarit janë fermerët dhe punëtorët e stabilimenteve. Virusi transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejt me shpendët e infektuara si dhe përmes mishit ose vezëve të pa gatuara, por sipas specialistëve nuk ka rrezik nëse ushqimet janë të gatuara në temperaturë të lartë, 70 gradë celcius.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Bujqësisë

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të transparencës me publikun, informon se ditën e sotme është konfirmuar një tjetër rast i pranisë së sëmundjes së Influencës Aviare me patogjenitet të lartë (H5N1), në një stabiliment mbarështimi dhe prodhimi shpendësh në zonën e mbrotjes së karantinuar (3 km) me vendodhje në fshatin Maliq Muҫo, Njësia Administrative Rashbull, Bashkia Durrës.

Shërbimi veterinar rajonal së bashku me perfaqësues së MBZHR janë paraqitur menjëherë në subjekt për tu njohur me gjendjen shëndetësore të shpendëve duke konstatuar 1848 shpendë të ngordhur. Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet përkatëse të varësisë kanë marrë masat në mënyrë të menjëhershme, pas njoftimit për vendosjen e stabilimentit në karantinë, ku janë marrë mostra zyrtare, të cilat janë dërguar dhe analizuar brenda ditës në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Pas konfirmimit nga ISUV për rezultatin pozitiv të analizimit, në MBZHR është thirrur takimi i Qendrës Kombëtare të Krizës me pjesëmarrjen e përfaqësuesve edhe të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, Ministrisë për Pushtetin Vendor dhe Institutit të Shëndetit Publik.

Janë në fuqi Urdhri i Ministrit Nr. 200 datë 3.3.2025 dhe Urdhri 240, datë 9.3.2025 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”.

Njoftojmë fermerët dhe mbarështuesit e cilësdo lloj specieje shpendësh se vijon të jetë e ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë, në zbatim të Urdhrit të Ministrit Nr. 240 datë 9.3.2025 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”, i cili përcakton:

– Ndalimin e shitjes dhe tregtimit të shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në territorin e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.

– Ndalimin e lëvizjes së shpendëve të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla, në territorin e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.

– Lejimin e lëvizjes së shpendëve të gjallë sipas tabelës 4, të shtojcës 5, të Urdhrit Nr. 177, datë 28.3.2023 “Për miratimin e Programit Kombëtar të Mbikëqyrjes së Influencës Aviare”, vetëm me autorizim të veterinerit zyrtar për në thertore, pasi është kryer testi i PCR-së dhe shpendët kanë rezultuar negativ ndaj Sëmundjes së Influencës Aviare dhe të jenë shoqëruar me certifikatën shëndetësore të lëvizjes së shpendëve, në territorin e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.

Shërbimi Veterinerar Rajonal po mbikqyr dhe monitoron nëpërmjet gjurmimit dhe kampionimit edhe ferma të tjera të vogla familjare, prezent në zonën e mbrojtjes dhe të mbikqyrjes, për t’i dërguar ato pa vonesë në Laboratorin e Referencës – ISUV. Vetëm ditën e sotme janë monitoruar 211 ferma me 2958 krerë nga 5 grupe Veterinerësh Zyrtarë të Kontrollit të pranishëm në terren.

Gjithashtu, është njoftuar Instituti i Shëndetit Publik, për të kryer procedurat e nevojshme për kontrollin dhe vlerësimin e riskut.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural udhëzon fermerët dhe shpendërritësit në të gjithë vendin të rrisin vigjilencën dhe të bashkëpunojnë me autoritetet, të marrin masa për zbatimin e biosigurisë në fermat dhe mjediset ku ata mbarështojnë shpendë, si dhe të kryejnë lëvizjen e shpendëve për qëllime tregtare, vetëm pasi të jenë autorizuar nga Veterineri Zyrtar i Shërbimit me Certifikatën Veterinare të Lëvizjes së Kafshëve. Për cdo rast dyshimi, kërkohet komunikimi i menjëhershëm me shërbimin veterinar rajonal në numrin e gjelbër 08003366, ose në adresën e e-mail: [email protected] dhe evitimi i kontaktit me shpendët e dyshuar.


        
 
Next Post

Njoftim i FB: Tani mund të fitoni para nga "Stories" tuaja

Sherr në familjen Berisha? Bledi Mane: Liria fshiu Floriana Garon nga lista për shak se pëshpëriste fjalë të ëmbëla në veshin me lesh të Doktorit

Po tani? Saliu dhe "saliarët" e shkarkuan madje e "kallëzuan": DASH konfirmon emërimin e Yuri Kim në detyrën e re... Këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com