Nga Akil Ylli
Ate dite, kur rezidenca rruges se Elbasanit, vendosi te fuse “Kalin e Trojes” ne oborrin e Shqupit, merrej me mend, qe Lulashit dhe lularve e tij, do tu duhej te gelltisnin, nje, nga nje, gjithe plloçat e gelbazave, qe kishin peshture me zell nga frengjite.
Kuptohet, se per Gjekmarkaj e te ngjashmit me te, ky lloj marshi gaforreje, nuk ishte kurrefar problemi. Si e perdore llapen Gjekmarkaj, Veri i merr te keqen!
Por per nje pale syresh, paramendohej qe do te ishte nje ndermarje shume, shume e veshtire. E benin dot, tipat e Enkelejdit me kompani, me eksperience te gjate ne regjimentin e altileris se asaj partie, te kthenin grykat e topave, ka vedi? E bene, qe i luajten fene!
Dhe merita e padiskutushme, i shkon rruges se Elbasanit. Ajo i garantoj dhe i siguroj, se do t’merrte mori persiper, te gjithe barren e ketij operacioni. Nje superfuqie si puna e tyre, as e vinte ne kandare, se sa do te shpenzonin, per ti paisur me garderobe te re.
Ju premtoj guna t’reja asisojit, qe nuk kishin asgje te perbashket, me ato alla shqiptare te daluna bojet, qe te nxirrnin bojen, dhe u futej era gjithka. Keto do ishin fringo te reja dhe do vinin direkt nga NASA. Made in USA!
Eee, huuu, haaa, s’kishim nge as ne e as gringot, te prisnin me gjate, deri sa te ngrihej Akademia e Barinjve, per te na sjellje ndonje risi! Ishte mbushur me kohe, kupa!
Aaaa, gunat e reja, ishin melhem per sikletin. Me to mbi supe, mund te lepije, jo vetem ate çfare kishe vjelle nder vite, por dhe ata qe avullonin taze, qe s’ju ishte fik hala, jehona e plluskimit. Ato te t’stimulonin pirueta te atilla, sa do t’mahnisnin edhe vete Nurejevin!
Normalisht, duke vlersuar koston dhe supercilesin e produktit, as qe behej fjale, per prodhim ne seri. Gjithçka me pikatore!
Pastaj, s’kishin asnje arsye, qe te beheshin shpenzime te kota. Per individet, si humoristi geg Gjekmarkaj e ligaveci tosk Salianji me shoke, s’ke nevoje mu harxhu. I ka ba natyra apastafat. Ju ka fal, kater stomaqe, si ripertypsat. Si i ripertypin fjalt ata, as lopa s’ashte e zoja me e ba. Mjafton me ju dhane, tagji!
Tashti, mund te kete prej atyre, qe do t’rrudhnin buzet, dhe do te pyesnin, ” sa i qyt mor ti, ku i din kto pune”, o ndonje tjeter mund te shtonte, “mos ke fole gja me Ngjelen, a me Canin”. Vallahi, me asnjenin!
Se kam pase aspak te nevojshme mu konsultu, me kerkend. I del e i tepron gjithkujt, veç te shohe votimin ne Parlamentit, per zgjatjen e afateve te Veting-ut, per tu bindur, qe s’ja kam fute kot. Dalloheshin qarte, kush mbante veshur gunen janki, si dhe ripertrypsit!
Qe e mjaftushme vetem 1 ore, aq sa Lulashi me te tijet te ndrronin luk, dhe ate qe e kishin menderosur deri pak me pare, ta perlanin me nje fryme, sikur te gelltisnin nje cope zemerhere. Ju bafte mire!
Kaq ndikim pat vezullimi i gunave, sa çoroditi dhe gjysmen e tjeter te Shqupit, me ne krye Qoftlargun. Ja mbathen nga syte kembet, dhe s’paten guxim te votonin kunder, ashtu siç qene deklaruar e perbetuar.
I shkretit Spaho, veç ai e pesoj me keq, nga ata te Karvanit te Faltoreve. Qe shtangur ditziu ne ndenjese, i hipnotizum, saqe votoj!
Sidoqofte, me hire e me pahire, ajo qe ju interesonte qytetareve, u be realitet. Mandej, a qe nevojshme, qe Lulashit dhe shpures se tij, aleati yne i çmuar, t’ju qepte sipas karakterit, gune made in USA., pak rendesi ka.
Pune e madhe fort, se gerdhishten e zhgulin flokt, gajdexhite patriote, “vajmedet vatani”! Ate avaz kane ata. Duhet te shqetsohemi kur heshtin. At’here behen te rrezikshem, sepse ndodhen ndermjet nesh, dhe si njohim!