Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka sulmuar ministrin e Turizmit, Blendi Klosi për ardhjen e turistëve bjellorusë në vendin tonë. Malltezi kërkon të dijë se ku do i çojë Klosi turistët, ndërsa i numëron këtij të fundit të gjitha krimet natyrore që janë duke u bërë në Lalëz, Durrës, Manzë e deri Shën Pjetër.
Ai nuk i ka kursyer sulmet as për deputetët, kryebashkiakët dhe ministrat, të cilët i quan plehra.
“Hajde Liam te Mihali! – sezoni 2. Si në komunizëm del udhëheqësi i partisë dhe popullit me buqetë me lule me prit ca bjellorusë në mes qershori që të lahen në det kur vetë këta shpallën se njerëzit duhet të marrin leje që të lahen në det! Një i çmendur një vend çmend.
Po ku do i çosh këta liamat e tjerë? A do i çosh në Lalëz të shohin ca bandito-oligarkë që hedhin dhe e gurë në mes detit dhe institucionet fshihen?
Apo do i çosh në Durrës, Manzë e deri Shën Pjetër të shohin si hidhen plehrat ku të mundet dhe i vihet zjarri?
Apo do i çosh nga veriu që rrugës të shohin sesi Salillari gërryen inertet zhavorre nga lumenjtë dhe i mbush me mbetje dhe inerte se i bie më lirë sesa t’i çojë tek monopoli i Ramës në Sharrë?
Apo do i çosh nga jugu por kujdes se o do shohin Shkumbinin gjithë helme ose do i zërë poshtë ndonjë kamion me dru nga ato që kolliten tek tualeti.
Se ky është një vend kandidat për në BE pra, dhe plehrat i trajton, i bën deputetë, bashkiakë e ministra.
Se ata që studiojnë për shkencat e mjedisit i hedhim në rrugë e në vend të tyre për si ekspertë mjedisi e pyjesh punësohen trafikantët”, shkruan Malltezi në rrjetet sociale.