Në procesin për dosjen “5D”, në GJKKO, dëshmoi edhe Jona Bejko, me profesion inxhiniere emri i të cilës zë vend te dosja hetimore e SPAK për ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës. Prokurori i Posaçëm e ka pyetur Bejkon gjatë seancës gjyqësore për mesazhet e shkëmbyera mes saj edhe disa kolegëve. Përgjime bisedash që nuk tregojnë asgjë vetëm thashe them dhe broçkulla por që kodoshët e SPAK i përkthejnë në dëshmi
Dëshmia e Bejkos gjatë seancës
SPAK: Kujt i referoheni kur përmendni Lali Eri?
Jona Bejko: Më keni bërë bisedë mediatike, tani e 1 vit. Babi im me kancer lexon mesazhet dhe lam 6 muaj që kam nisur punë tjetër e më përndjek akoma kjo histori. Unë kam bërë bisedë siç do bënte gjithkush me dikë që e konsideron shoqe.
SPAK insiston: Kush është Lali Eri?
Jona Bejko: Erion Veliaj.
Jona Bejko tha më tej duke iu përgjigjur prokurorëve të SPAK se ishte ankuar gjatë mesazheve me kolegen e saj, Jonida Hoxha për pagën që merrte e cila sipas saj ishte e pamjaftueshme në raport me mbingarkesën që kishte pozicioni i punës.
“Merresha me tenderat e prokurimit publik. Llogarisja kostot e objekteve për kostot civile. Kur aplikova për punë më intervistoi Nestor Muhametllari. Paga ishte 60 mijë lekë. Redi Mollën nuk e njoh personalisht. Fizikisht, në dijeninë time, nuk e kam parë. As Mariglen Qaton nuk e njoh. Jonida Hoxha ishte shefe finance, e kisha shumë shoqe. Kam hamendësuar që shoqëria ka pasur pronar Redi Mollën. Kisha dëgjuar, nuk e dija që ishte ai. Nuk e kam parë asnjëherë te kompania. Jam ankuar për rrogën, sepse ishte pak dhe ne kishim shumë punë”, ka vijuar ajo.
Prokurorët e SPAK pyesin gjatë seancës në GJKKO inxhinieren, Jona Bejko
SPAK: Cili ishte pozicioni juaj te kompania?
Jonida Bejko – inxhiniere: Merresha me tenderat e prokurimit publik. Llogarisja kostot e objekteve për kostot civile. Kur aplikova për punë më intervistoi Nestor Muhametllari. Paga ishte 60 mijë lekë. Redi Mollën nuk e njoh personalisht. Fizikisht, në dijeninë time, nuk e kam parë. As Mariglen Qaton nuk e njoh. Jonida Hoxha ishte shefe finance, e kisha shumë shoqe.
SPAK: Në mesazhe keni përmendur shpesh një person me emrin Redi ose R.
Jona Bejko: Redi Molla.
SPAK: Po M?
Jona Bejko: Mariglen Qato. I referohesha me iniciale sepse ashtu i thërriste.
SPAK: Gjatë bisedave me Jonida Hoxhën kur thoni që ne marrim 600 mijë lekë të qelbura, kurse pronari me hotel në Dhërmi. Kush është pronari?
Jona Bejko: Kam hamendësuar që shoqëria ka pasur pronar Redi Mollën. Kisha dëgjuar, nuk e dija që ishte ai. Nuk e kam parë asnjëherë te kompania. Jam ankuar për rrogën, sepse ishte pak dhe ne kishim shumë punë.
Në datën 14.07.2023 midis shtetases Jona Bejko dhe personit me emrin Arben është zhvilluar një bisedë tjetër me interes, si më poshtë:
Jona Bejko: “E beri Jonida punen e vet…. Shkoj te pronari ja numeroj tek e tek……. Tgjitha… Dua sa me shume info tha ai qe tmos ket arsye me ky ta kundershtoj…….. Dhe mua me rriti rrogen prape…. Se i tha kjo vetem Jona punon… Dhe i kishte thene mos e ver ne dijeni Nestorin fare…. Po e pa thuaj me mka then Redi”.
Arban: “Si e ka mbiemrin ky Redi”.
Arban: “Sa ?”,
Jona Bejko: “Molla”,
Jona Bejko: “80,000…. Njesoj me kte”