Policia e Vlorës ka bërë të ditur se ka nisur procedim penal ndaj dy personave në Vlorë, pasi akuzohen për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.
Abdulgafur Balikçi, 23 vjeç i cili është me origjinë turke e që jeton jeton dhe punon në Vlorë dhe një shqiptar Juriseld Muçaj, 24 vjeç, banues në Vlorë janë dy personat që kanë rënë në prangat e policisë.
Rama apo Basha? Të dy ‘live’ në të njëjtën kohë, ja kush po e fiton garën e shikuesve online (FOTO)
Konfirmoi se ka parë hartën ku Kosova ndahet, krijohet Shqipëria dhe Serbia e Madhe / Vjen mesazhi i fuqishëm nga Daçiç për kryeministrin Rama
Shtetasi J. M. dyshohet se në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi A. B., për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021”, bën të ditur policia.
Por turku Abdulgafur nuk është emër i panjohur në Vlorë dhe në selinë e LSI në këtë qytet. Vetëm pak javë më parë kryesuesi i listës së LSI-së në Vlorë, Luan Rama në një postim në rrjetet sociale nuk i kurse aspak lëvdatat për turkun ‘vlonjat’. Rama shkruan se Gafuri është vlonjat sypatrembur i cili edhe pse është larguar që 2 vjeç nga Turqia ndihet po aq vlonjat sa vlonjatët.