Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit me magnitudë 6.4 të shkallës rihter ka lënë pa banesa qindra qytetarë, në Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë, Laç e shumë qytete të tjera.
Mes shumë banorëve që i ka kapluar trishtimi, disa për humbjen e njerëzve të tyre të dashur, e disa pasi pasuria e tyre mbeti nën rrënoja, 60 familje të një pallati në Durrës janë ngritur në protestë.
Bëhet fjalë për disa banorë të lagjes nr.5, pallati i të cilëve është dëmtuar nga tërmeti.
Sipas banorëve, inspektorët e bashkisë pas inspektimit kishin vendosur një shirit të kuq në pallatin e tyre, duke mos i lejuar të hyjnë brenda, ndërsa ata shprehen se nuk dinë se ku të drejtohen për zgjidhen e situatës.
“Inspektorët vendosën shiritin që të mos banojmë. Nuk dimë ku të shkojmë dhe kujt t’i drejtohemi. Ndërtuesi i pallatit ka vdekur 2 muaj më parë”, thanë protestuesit.