Drejtori i DPRRTSH-së, Blendi Gonxhja, ka reaguar pas denoncimit nga Presidenca të personit me emrin Erion Mane.
Ai publikoi në Presidencë bisedën me Gonxehn për t’i zgjidhur një problem në lidhje me gjobat e padrejta, që sipas tij që kishte marrë nga polica.
Bashkangjitur SMS-së, Gonxhja i kishte nisur edhe një video, të cilën Erion Mane nuk e bëri publike.
Gonxhe thotë se Meta nuk e klikoi që të shfaqet një video në monitorin e sallës së Presidencës, pasi aty përmendej vellai i Monika Kryemadhit, qe drejtonte koncesionin e kolaudimit.
Në video theksohet se Drini Kryemadhi ka përfituar 400 milionë lekë.
“Ilir Meta sot ra deri në nivel ciceroni, por publiku u bë shumë kurioz për videon që i kisha dërguar militantit të tij, në një komunikim në orarin e telefonin tim privat, që Meta nuk e klikoi që ta shfaqte në monitorin e sallës së Presidencës, ndaj dhe pas lumit të kërkesave për ta shuar këtë kureshtje po e postoj këtu tani!
A ju kujton gjë Drini Kryemadhi? Ne i përgjigjemi edhe të shtunën, edhe në celular privat, edhe kur ankesa nuk lidhet direkt me ne, idhtarëve e aktivistëve të atyre që i kanë vënë kazmën shërbimeve të transportit rrugor – ky është morali i fabulës!
Ndërsa “Presidenti” i tyre i përdor si kamikaze! Ndjesë publikut e medias për shkarjen presidenciale, krenar për publicitetin”- shkruan Gonxhja.