I treti më i votuari nga diaspora në PD – Reagon Murrizi, ironizon
Kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Myslim Murrizi, ka reaguar pasi u rendit i treti si më i votuari nga diaspora në Qarkun e Tiranës.
Përmes një postimi në “Facebook”, Murrizi ka falenderuar diasporën për besimin që treguan ndaj tij, duke e renditur të tretin pas Jorida Tabakut dhe Ilir Alihemetit.
Murrizi nuk la pa ironizuar kolegët e tij në listën e Tiranës, duke i cilësuar delirantë që mendonin se do të ishin fitues, por askush nuk “ua fishkëlleu”.
Postimi i Murrizit
Një falenderim dhe mirënjohje pa fund për diasporën e Qarkut Tiranë, që më dhanë 834 vota, duke u renditur i treti më i votuar në këtë qark nga diaspora, nga 37 kandidatë që ishim — edhe pse jo pak delirantë mendonin se do ishin fitues, meqë kishin bërë foto me shumicë gjatë takimeve në fushatë me diasporën, duke harruar që vota është shpirtërore dhe publike.
Në diasporë, ndikimi i bythëcevë politikë të strukturave apatike, që xhelozonin për takimet e mia jashtë zonës “doganore” të përcaktuar nga debilë e dallkaukë të pështirë, ishte zero.
Ndaj nuk mundën të orientonin votë për të përkëdhelurit e “oborrit”, e as ua fishkëlleu asnjë votues që jeton jashtë Shqipërisë.
I falenderoj me shpirt dhe ju shpreh respekt maksimal, sepse isha ndoshta i vetmi kandidat që nuk u bëra pjesë e shoë-t me foto në diasporë.