“Ilir Meta do të mbahet mend si njeri që vë baste, dhe që e nxori Presidencën nga shinat!”- kështu është shprehur juristi Kreshnik Spahiu, teksa komentonte shkarkimin me 104 vota të kreut të Lartë të Shtetit nga Kuvendi.
I ftuar në “Open”, Spahiu e cilësoi Metën si person me standarde të dyfishta, duke shtuar se kriza kushtetuese në Shqipëri ka nisur që me deklaratën e Presidentit se ‘parlamenti aktual është jo legjitim’.
“Meta do mbahet mend si kryetari që del në fushatë dhe thotë që unë vë bast nëse ky njeriu merr 71 mandate jap dorëheqjen, se tani qëndrim më të hapur se kaq.
Ky është një pozicionim i hapur, tani nëse Gjykata Kushtetuese e kualifikon si shkelje apo kjo , mbetet për tu parë.
Një president që thotë se ky parlament është jo legjitim, pra nuk e njeh, këtu fillon kriza kushtetuese, por mos të harrojmë se ky president u zgjodh nga një parlament gjysmak se opozita ishte në çadër, tani thotë të kundërtën, pra është më dy standarde.
Ky është fundi i një individi që e ka nxjerr institucionin nga shinat.”- deklaroi Spahiu.