Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes LSI dhe PD për zgjedhjet e 25 prillit, ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara.
Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku kryedemokrati Lulzim Basha hedh akuza të rënda nga krijuesit të LSI, Presidentit Ilir Meta.
“Ilir Meta është streha e fundit e maskarenjve. Këtë tani e dinë të gjithë”, dëgjohet të thotë Basha në video.
Ndërsa Kara pyet me ironi: Kush është maskarai tani?