Ilir Meta doli në një konferencë për mediat, që ai e cilësoi si të pazakontë me paralajmërimin se në ditët në vazhdim do të ketë edhe të tjera dalje të tilla.
Meta cilësoi si të manipuluara nga Edi Rama sondazhet e publikuara këto ditë në media mbi prirjen e votës në 25 prill.
“Opozita ka mbi 90 mandate. Të gjitha sondazhet janë të blera nga Edi Rama”, deklaroi Meta, sipas të cilit, po mori më pak mandate opozita, zgjedhjet janë vjedhur.
Pra, po përgatitet të mos njohë zgjedhjet, pasi i madh e i vogël e di që 90 deputetë Basha me Kryemadhin s’i i shikojnë as në ëndrra dhe jo më t’i marrin.