1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

Ilir Meta “lëshon” Monikën, nxjerr dokumentin që “rëndon” pozitën e ish-bashkëshortes, ja si amerikanët konfirmuan…

July 4, 2025
in Dosja X
        
 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka bërë tashmë të njohur strategjinë e tij, ku po tenton të dalë nga qelia duke ja faturuar krimet ish-gruas së tij Monika Kryemadhit dhe bashkëpunëtorëve të ish-LSI. Meta ka publikuar dje nga qelia dokumentet, të cilat “rëndojnë” situatën ligjore të Kryemadhit. Ai ka publikuar përgjigjen e autoriteteve amerikane sa i përket përdorimit të në një karte të dytë e cila thuhej se ishte përdorur nga Meta dhe Kryemadhi. Përmes këtij dokumenti, ish-presidenti i vendit tregon se karta e biznesmenit shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, është përdorur nga ish-bashkëshortja e tij.

“Në zbatim të letër porosisë nr. L. 201 të vitit 2024, autoritetet ligjzbatuese te Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë përcjellë të dhënat e siguruara nga kompania Amerikan Express, për kartat e kreditit në emër të Adrian Shatku prej nga rezulton se ky shtetas ka patur në përdorim kartën Amex Busines Centurion me nr.xxxx xxxxx3-31009; Amex Busines Centurion me nr.xxxx xxxxx1-69001 dhe kartën e kreditit Amex Corporate Platinium me nr. XXXX XXXXX9-97005. Nga të dhënat e përcjella nga Kompania Amex rezulton se Monika Kryemadhit, në datën 07 Dhjetor 2014, është anëtarësuar në American Express dhe është pajisur me një karte krediti AMEX Centurion me nr. XXXX XXXXX3-31017 si kartë shtesë e kartës Amex në emër të Adrian Shatkut që përfundon me numrat 3-31009.

I pandehuri Monika Kryemadhi për periudhën 6 Dhjetor 2014 – 19 Nëntor 2017 ka shpenzuar më këtë kartë krediti shumën 234,677.83 USD. Sipas përshkrimit të llojit të shërbimit, pagesat e kryera nga Monika Kryemadhi janë kryesisht për blerje ne dyqanet e veshjeve në Londër, Vjenë, Las Vegas, Beverly Hills; pagesa të qëndrimit në hotel në Londër, New York dhe Las Vegas si dhe bileta avioni për udhëtimet”, thuhet në dokumentin e SPAK që publikoi Ilir Meta.

Fajtori te lobimet në SHBA

Po ashtu krahu i djathtë i Ilir Metës, që mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, doli dje në një deklaratë të ashpër për mediat, duke akuzuar SPAK-un për manipulim të qëllimshëm dhe fshehje faktesh në çështjen e lobimit të ish-LSI-së në SHBA. Ai theksoi se Ilir Meta nuk ka pasur asnjë lidhje me kontratat dhe pagesat e kryera nga partia në kohën kur ai ishte President i Republikës dhe jo kryetar partie. “SPAK të tregojë emrin kush i pagoi faturat nga LSI,” deklaroi prerë Blushi, duke kërkuar zbardhjen e personit konkret që ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë lobuese GSIS. Në vijim të fjalës së tij, Blushi kujtoi se kontrata është miratuar me vendim të Kryesisë së LSI dhe është firmosur nga një zyrtar i kësaj partie, jo nga Meta. Ai përmendi edhe faktin që, sipas SPAK-ut, ekzistojnë fatura të dërguara nga GSIS dhe të paguara nga LSI, por këto nuk përputhen me deklarimet në KQZ.

“Në rast se pretendimi që ngre SPAK-u është i vërtetë, padyshim që kemi të bëjmë me veprime të paligjshme… por ai, ajo apo ata që i kanë bërë këto vepra, janë pikërisht ata që edhe mbrohen sot qëllimisht dhe politikisht nga SPAK,” tha Blushi, duke nënvizuar se përgjegjësit nuk po përmenden sepse, sipas tij, janë kthyer tashmë në aleatë të pushtetit. Blushi akuzoi gjithashtu SPAK-un se po bashkëpunon me media dhe gazetarë të caktuar për të shpërndarë informacione të rreme. Ai solli në vëmendje një seancë në Gjykatën Kushtetuese, ku sipas tij prokurori i SPAK, Bledar Maksuti, ka pranuar që “gazetarët, para se të publikojnë një material me natyrë sekrete, marrin leje në SPAK nëse duhet ta botojnë ose jo”. Sipas Blushit, ky pohim e shndërron SPAK-un “në kryeredaktorin e të gjithë gazetarëve” dhe përforcon bindjen e Partisë së Lirisë se ky institucion është i kapur politikisht dhe po përdoret për të sulmuar Ilir Metën.

“SPAK-u ne na fsheh qëllimisht, në vlerësimin se u bënë 3 vjet, kujt ia ka çuar kjo kompani këto fatura, një personi, se nuk mund t’ia u çojë dhjetëra mijë anëtarëve të LSI. Kujt ja ka çuar? Këtë gjë SPAK-u na e fsheh. Cila është arsyeja? Mbulimi i së vërtetës dhe hedhja në tregun mediatik nëpërmjet mediave të regjimit dhe që paguhet me paratë e pista të inceneratorëve të lajmeve të rreme dhe fund e krye të pavërteta. Po si faktohet që është SPAK që përdor gazetarët për të shpërndarë të pavërteta, dizinformacione dhe lajme të rreme. Duke mbrojtur ligjshmërinë kontrollin dhe sekustrimin e telefonave të gazetarit Elton Qyno, përfaqësuesit e SPAK, në datën 9 prill 2025 artikuluan një deklaratë të paprecedentë gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, e cila kompromenton jo vetëm gazetarët e keqpërdorur të kronikës, por edhe vetë SPAK-un. Prokurori i SPAK Bledar Maksuti, i caktuar nga Altin Dumani për çështjen Qyno, u shpreh para trupit gjykues se gazetarët, para se të publikojnë një material me natyrë sekrete, marrin leje në SPAK nëse duhet t’a botojnë ose jo materialin.

Kjo tregon se çdo material sekret që publikohet në media merr miratimin e SPAK-ut. Ky pohim e vizaton SPAK-un si kryeredaktorin e të gjithë gazetarëve, si filtrin që jep ‘OK’ ose jo për publikimin e një materiali në media. Deklarata tërhoqi vëmendjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kryetarja e Kushtetueses Holta Zaçaj e pyeti prokurorin e SPAK nëse kishte ndonjë bazë ligjore apo praktikë që gazetarët duhet të marrin leje në SPAK kur duan të publikojnë një informacion sekret për një çështje të SPAK-ut. Maksuti u përgjigj se nuk kishte një bazë ligjore për të detyruar gazetarët, por këmbënguli se këta të fundit pyesin vetë SPAK-un për publikimin e informacioneve, nëse i informacioni që duan të publikojnë ‘i prish punë’ SPAK-ut”, përfundon Blushi reagimin e tij.


        
 

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com