Ilir Meta si kryetari de fakto o opozitês shpreh vlerësime mbi rolin e saj gjatë periudhës së epidemisë nga koronavirusi. duke vlerësuar si ndihmë lehjet e Berishës, Vasilit, Bashës dhe gjithë tufës së korbave, që u rrinë rreth e rrotull, e që presin ditë të zeza nga miku i tyre koronavirusi.
Opozita ka qenë mjaft aktive dhe ka kërkuar prej kohësh, para se të shfaqej pacienti 0, që të merreshin masa parandaluese, deklaron Meta. Por e vërteta është krejt ndryshe: Opozita sulmoi qeverinë për mbylljen e kufijëve dhe vendosjen e karantisë, kurse broçkullat me testime masive janë një nga idiotësit e përditshme, që nuk i dëgjon askush që drejton këtë luftë.
Ja çfarë dekorate i vari në qafë LUlit dhe Monikës Iliri:
“Opozita ka qenë mjaft aktive dhe ka kërkuar prej kohësh, para se të shfaqej pacienti 0, që të merreshin masa parandaluese. Opozita ka kërkuar më shumë testime, ka dhënë shumë ide, të cilat janë marrë në konsideratë edhe nga qeveria.
Me diversitetin e mendimeve dhe propozimeve, gjykoj se opozita ka dhënë kontributin e saj në luftën kundër koronavirusit”, tha Meta për Fax News.