Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kritikuar homologun Ilir Meta në takimin qe ai zhvilloi me shefen e BE-së, Federika Mogerini. Gjithçka lidhet me ftesën që Meta i ka bërë Milorad Dodik për të qenë i pranishëm në Samitin e Brdo-Brijuni, që mbahet në kryeqytet.
”Është gabim i madh që presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e ka ftuar në Bërdo Brioni anëtarin serb të presidencës së Bosnje Hercegovinës Milorad Dodik”.