Në kohën që LSI-ja u krijua mori nga qytetarët shakaxhi epitetin Lëvizje e Skraparllinjve të Inatosur prej drejtuesit të saj i cili u nda me revoltë nga partia mëmë PS, por shpejt u ndryshua ky epitet dhe LSI-së iu vesh epiteti “bandë”, për shkak të arrestimit të shumts të zyrtarëve të saj për vjedhje apo edhe për vepra të tjera penale.
Në zgjedhje kandidatët e LSI-së, pjesa më e madhe ose ishin në hetim nga drejtësia, ose kishin përfunduar dënimin.
Më poshtë po sjellim emrat e zyrtarëve të LSI-së të hetuar dhe arrestuar ndër vite.
Nuk kemi përfshirë në këtë listë të arrestuarit për aferën e kondicionerëve, të cilët ndonëse produkt i LSI-së e kishin braktisur këtë forcë politike.
Viti 2011
Tetë zyrtarë u arrestuan nga policia e shtetit, në Drejtorinë e Kalibrimit që varet nga Ministria e Ekonomisë, që ishte e lidhur ngushtë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Dy prej tyre ishin Roland Çelmeta (anëtar i forumit më të lartë drejtues të LSI-së, Komitetit të Përgjithshëm Drejtues) dhe Moisi Musabelliu, zyrtar i lartë i kësaj partie.
Viti 2014
Policia e Durrësit arrestoi drejtorin e Inspektoriatit të Mjedisit Durrës, Genc Balla, bashkë me vartës të tij, të cilët shtrëngonin për mitmarrje një kompani shqiptaro-kineze. Edhe Balla ishte i emëruar nga LSI-ja.
Në tetor 2014 u arrestua drejtori i Burgut Rrogozhinë, Ferdinand Doksani, së bashku me dy mjekë, me akuzë se krijonin raporte false mjekësore për të dënuarit, me qëllim që këta të fundit të merrnin leje shpërblyese të pamerituara. Edhe Doksani ishte i emëruar nga strukturat e LSI-së.
Në nëntor të 2014-ës, Policia e Lushnjës ndaloi me urdhër të Prokurorisë drejtoreshën arsimore në këtë qytet, Luiza Tabaku, e cila u merrte shuma të konsiderueshme mësuesve të rinj me qëllim për t’i punësuar.
Viti 2015
Në qershor 2015, Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë arrestoi Drejtorin Rajonal të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Pjerin Xhuvani (sot i ndjerë), i cili ishte pjesë e zyrtarëve të dyshuar për abuzim me fondin e ilaçeve të rimbursueshme, ku dëmi llogaritej në vlerën e 500 mijë eurove. Xhuvani ishte kryetar i LSI-së në Elbasan.
Më 27 qershor 2015, arrestohet në Tiranë drejtori i Vlerësimit Mjedisor në Ministrinë e Mjedisit, Albert Topçiu, ndërsa po i merrte 2 mijë euro ryshfet, drejtuesit të një subjekti ndërtues. Albert Topçiu ishte njëkohësisht edhe drejtues i degës së LSI-së Fier.
Më 14 korrik 2015 arrestohet drejtori i Hipotekës Lushnjë, Elvis Bajazi, bashkë me shoferin e institucionit. Ata u kapën në kushtet e flagrancës, duke marrë ryshfet për dhënien e një certifikate pronësie në Lushnje.
Më 4 nëntor 2015 është Robert Shtëmbari, Drejtori i Emergjencave Civile në Lushnjë, i cili u akuzua për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Shtëmbari i kishte kërkuar 1 milion lekë një qytetari në Lushnjë në këmbim të një vendi pune. Humbi jetën në Burgun e Rrogozhinës, më 16 dhjetor 2015, pas një infarkti.
Viti 2017
Me 21 shkurt 2017, ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, vihet në pranga nën akuzën për korrupsion. Zoto u arrestua me kërkesë të prokurorisë me akuzën “korrupsion pasiv” në kuadër të hetimit të nisur pak kohë më parë, ku në pranga u vu edhe ish-zëvendësi i tij, Iljaz Labi. Artur Zoto, pjesë e LSI-së u emërua drejtor i Burgjeve në vitin 2013, ndërsa në korrik të 2016 dha dorëheqjen pas skandalit me tenderat e ushqimeve që përfshiu institucionin që drejtonte.
Po gjatë të njëjtit vit, 6 punonjës të Zyrës për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme në Kavajë u vunë në prangat e policisë.
Zyrtarët e arrestuar akuzohen për abuzime me regjistrimin e pronave, pasi ata dyshohen se kanë tjetërsuar prona publike kundrejt parave.
Viti 2018
Arrestohet ish-kreu i ARRSH-së pjesë e strkturave drejtuese të LSI-së emëruar nga LSI
Aksel Qurduka që ka mbajtur postin e ish-Drejtorit të Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, kunati i Artur Zhejt emëruar nga LSI
Aleksandër Lipivani ish drejtori i Portit të Durrësit emëruar nga LSI i ndjekur penalish i shpëtoi arrestit fale gjykatses që hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë për arrest me burg.
Viti 2021
Arrestohet kandidati për deputet i LSI-së në zgjedhjet e 25 qershorit, Etion Joka, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje. Kandidati për deputet i LSI-së u shpall në kërkim pasi dosja i kaloi SPAK-ut, ndërsa ishte shfaqur në një video duke dhënë para në këmbim të votës.
Por ka dhe një shans për kryetaren Kryemadhi dhe n/kryetaren e re Brisida Shehaj e cila u shet publikut gjoja fatura fallco të inceneratorve që në fakt janë rimbursuar me firmën e saj dhe të sekserëve të saj, deri në shtator 2016, kohë kur zonja ishte drejtoreshë e tatimeve dhe asnjë rimbursim TVSH nuk mund të bëhej pa firmën e saj .
Në vitin 2017, 24 subjektet janë arrestuar menjëherë pas largimit të Brisit pas ndryshimeve të drejtuesve të tatim taksave.
Ndërsa tutorje dhe shefja e madhe, natyrisht ka qenë “pirranja” Monika Kryemadhe, ku çdo qytetarë që kishte hallë të drejtonte te ajo: Punë mbaruar është, por e ka dorën e rëndë me rryshfetin që do!