Në familjen e ish ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj ka pasur festë, ku Lleshaj është shfaqur i lumtur në ceremoninë luksoze të martesës së vajzës, Dorothea Lleshaj.
Pas sherrit të bujshëm që u bë virale në rrjetet sociale, moderatorja e njohur shqiptare habit me deklaratën për Kejvina Kthjellën
Lajmi se në familjen e Lleshajt kishte dasmë do të kishte mbetur sekret, nëse miku i tij i ngushtë, ish-boksieri shqiptar me famë botërore, Luan Krasniqi, nuk do ta zbulonte përmes rrjeteve sociale.
Me fotot bashkë me një dedikim plot respekt e dashuri, Krasniqi njoftoi ndjekësit e tij se ndodhej në Shqipëri, i ftuar nga ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili martoi vajzën të dielën.
Ceremonia e martesës së Dorotheas u zhvillua në Tiranë, ndërsa Krasniqi ka qenë në këtë ceremoni si i ftuar special, për shkak të miqësisë që ka me Sandër Lleshajn, që prej kohës kur Lleshaj ka jetuar në Gjermani.
“Njeriu lumturohet gjithsesi kur merr pjesë në një gazmend familjar që me atmosferën e ngazëllyer, me tinguj të muzikës me shije, me mysafirë të hareshëm e gostitje profesionale, të bën të ndihesh si dasmor i ftuar me zemër.
Ndaj, në këtë mënyrë, e falënderoj mikun tim Sander Lleshaj, që me festën e organizuar për martesën e vajzës së tyre, na mundësuan të përjetojmë çaste shumë të mira ne Tiranë. Çiftit të ri, Dorotheas dhe Manuelit, u uroj shëndet e të mbara të përhershme!”, ka shkruar Krasniqi.
Ndërkohë, mësohet se ceremonia u zhvillua në Kishën Katolike të Tiranës, nga ku u postuan dhe disa foto nga Krasniqi. Nusja kishte zgjedhur dy fustane të bardhë nusërie, një për ceremoninë në Kishë dhe tjetrën për darkën e zhvilluar më pas.
Bien në sy detajet luksoze të ceremonisë, për të cilat çifti i ri ishin kujdesur në maksimum, si për shembull, zemra e vendosur mes një gjelbërimi, ku të sapomartuarit bënë foto me të ftuarit.
Në foto u panë prindërit e nuses, ish-ministri Lleshaj dhe bashkëshortja e tij, shumë të gëzuar në këtë moment të rëndësishëm në jetën e tyre.
Po kush është dhëndri i Lleshajt?
Ai quhet Manuel Kopper dhe është një djalë gjerman, nga Feldberg. Me vajzën e ish-ministrit ai ka një romancë disavjeçare, të cilën e ka ekspozuar edhe në rrjetet sociale. Ata janë njohur në Gjermani, ku mendohet të kenë mbaruar edhe studimet bashkë.
Dhëndri i Lleshajt është i apasionuar pas udhëtimeve dhe shquhet për stilin ekstravagant, ku nuk mungojnë edhe pearcing në fytyrë. Ai është shumë romantik dhe shpesh poston foto e statuse, ku tregon se sa shumë e dashuron vajzën me sy blu të Lleshajt, Dorothean.
Pavarësisht ceremonisë martesore që e organizuan në Tiranë, ata do TA vazhdojnë jetën si të martuar në Gjermani dhe në Spanjë.