Disa orë pas mbrritjes në Hagë, Presidenti Hashim Thaçi u arrestua dhe po mbahet në dhomat e paraburgimit.
Lajmin e bën të ditur një ndër mediat më të rëndësishme ndërkombëtare, BBC ku deklarojnë se dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë arrestuar.
Gjykata Speciale e Hagës ka publikuar dhe akt-akuzat për të cilat këta figura politike akuzohen. Sipas saj, do të hetohen për 100 vrasje të kryera gjatë luftës së Kosovës dhe Serbisë në vitet 1998-1999.
Në aktakuzën e konfirmuar pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si individë në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për krimet e paraqitura në aktakuzë, që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në kuadrin e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave të dyshuar si kundërshtarë të UÇK-së.